Policia italiane, zyre ballkanike ne Tirane
TIRANE - Kryeqyteti i Shqiperise, do te jete qendra e te gjithe veprimtarise ne Ballkan, per policine italiane. Gjate nje konference dje, drejtori i Policise Italiane Antonio Manganeli dhe ai i Shqiperise, Ahmet Prenci, thane se, zyra e policise italiane ne Tirane do te kthehet ne nje qender koordinimi, per gjithe policite e Ballkanit. Kjo gje u zyrtarizua gjate takimeve qe drejtori i Policise Italiane ka pasur me zyrtare te larte te policise shqiptare dhe eshte publikuar ne nje konference per shtyp mes dy drejtuesve. Ne fjalen e tij, Manganelli tha se, zyra e policise italiane ne Shqiperi do te behet qender koordinimi e te gjitha zyrave te policive evropiane te pranishme ne Ballkan. Gjithashtu, ai deklaroi se "pala italiane po punon me partneret e tjere evropiane per ngritjen e nje grupi pune me oficeret e kontaktit te ketyre vendeve ne Shqiperi". Manganelli theksoi se, bashkepunimi midis dy policive tona duhet te kthehet ne model referimi per vendet e tjera. "Ky proces bashkepunimi dhe koordinimi do te udheheqe rrugen e Shqiperise drejt integrimit evropian", perfundoi ai.
A. Cena
A. Cena