Masterat e nivelit te dyte, dy vjet nderprerje
Ata qe kane mbaruar shkollen perpara vitit 2008-te, jo me sistemin e Bolonjes, dhe kane nje diplome 4-vjecare te studimeve te larta, duket se do ta kene te veshtire te nisin studimet per Master. Prej dy vitesh nuk eshte marre nje vendim nese keto studime, qe quhen Master i nivelit te dyte, do te nisin kete vit akademik, apo vitin e ardhshem. Situata ka ardhur per shkak te ligjit te arsimit te larte, te miratuar para pak vitesh, i cili detajon se te gjitha ciklet e studimit duhet te pershtaten me karten e Bolonjes. Megjithate ende nuk eshte marre nje vendim se si do te veprohet per kete kategori. Kjo sepse fakultetet kane dorezuar qe ne muajin gusht kuotat dhe propozimet per kete cikel studimesh, si dhe kurrikulat e rishikuara. Sipas dekanateve ata jane ne pritje qe qeveria te miratoje keto kuota. Nderkohe qe ne Ministrine e Arsimit mesohet se kurrikulat e ketij cikli studimesh, jane ne Agjencine e Akreditimit, e cila po i rishikon nje me nje, nese ata plotesojne parametrat e kerkuara, dhe nese Agjencia e Akreditimit jep "ok"-in ata do te kalojne per miratim ne qeveri. Megjithese pritej qe kjo procedure te zgjaste deri ne muajin dhjetor, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Nderkohe qe burime jo zyrtare shpjegojne se ne kete vit akademik nuk do te kete Mastera, pasi kurrikulat e tyre do te rishikohen dhe do te pershtaten me Bolonjen. Ata sqarojne se po shikohet mundesia qe Masteri i nivelit te dyte, per studentet qe jane diplomuar sipas sistemit te vjet, te zgjase vetem nje vit. Kjo, per shkak se studentet e meparshem, kane kryer me shume lende sesa kryejne studentet aktuale, me sistemin e Bolonjes per te njejtin cikel studimesh.