Lirohet biznesmeni Llanaj, vrasja e provokuar rende nga viktima
Tirane- Lirohet biznesmeni qe dyshohet te kete vrare grabitesin, gjate momentit qe
ishte duke vjedhur ne servisin e tij. I pandehuri Feim Llanaj, ka shpjeguar dje para gjykatesit te gatshem Altin Abdiu se, kishte pare nje person prane baneses se tij, i cili kishte hedhur pistoleten ne toke dhe me pas kishte nisur te vraponte. Me tej i pandehuri mesohet te kete treguar, se kishte degjuar zhurma brenda ne banesen e tij. Per kete ai mesohet te kete dale jashte dhe eshte ndeshur me nje person, qe ka hedhur pistoleten ne toke, te cilen e ka marre ai. Pasi kishte marre pistoleten i pandehuri kishte hyre brenda ne servis. 37 vjecar ka treguar se e ka qelluar ne kushtet e vetembrojtjes, viktimen Pjeter Pjetri 38 vjec, pasi ai kishte nje leve ne dore. Gjykata pasi degjoi te dyja palet, vendosi masen e sigurise "arrest shtepie" ndaj biznesmenit Llanaj. Ngjarja per te cilen akuzohet 37 vjecari ka ndodhur oret e para te mengjesit, te kater diteve me pare. Mesohet se 38-vjecari Petrit Pjetri, se bashku me nje bashkepunetor tjeter, ishin drejtuar per te grabitur servis "Llanaj" dhe zyrat e tij. Ky i fundit, pasi kishte degjuar zhurme, kishte zbritur poshte dhe kishte pare nje person teksa largohej nga pallati 5-katesh, prone e tij, ndersa ne toke kishte hedhur pistoleten. I pandehuri, pasi ishte ngjitur ne godine, kishte gjetur brenda autorin tjeter, me te cilin ishte perleshur. Mbi te pandehurin Llanaj, prokuroria ka ngritur akuzen e "vrasjes ne kushte te tronditjes se forte psikike, e provokuar rende nga viktima".
Deklarata
"Kur zbrita tek shkallet jam perplasur me njerin prej hajduteve dhe e kam shtyre. Ai ka rene per toke, duke leshuar pistoleten e duke u larguar me vrap. Mora armen dhe po ngjitesha lart. Aty jam perplasur me grabitesin e dyte. Me pa, me ka share dhe me qelloi me leve. Une kam ngritur doren dhe kam shkrepur pistoleten, e me pas erdhi policia".