E Diel, 1 Nëntor 2026

"Babane e morri SHISH dhe i vuri prangat"

Tirane - Deshmitari i dyte ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve te akuzuar per rrembimin e biznesmenit Hoxha ka qene djali i tij, Ardiani. Gjate deshmise se tij ai ka bere me dije se diten e rrembimit te te atit ka qene ne shtepi se bashku me nenen e tij, me tezen e cila ju kishte ardhur mysafire si dhe me vellezerit. Ndersa ne dere ju ka ardhur punetori i fabrikes Astrit Sula i cili ju kishte bere me dije se Remziu kishte shkuar ne Shkoder. Te nesermen keta te fundit kane marre vesh qe ishte shoqeruar per ne polici dhe mund ta mbanin per 24 ose 48 ore per verifikim. Ndersa keta te fundit kane pritur edhe 24 ore te tjera per arsye se dita qe pritej qe te dilte ishte e diel. Sipas deshmitarit, babai i tij ishte marre nga 9 persona, te cilet ishin punonjes ne SHISH. Ndersa ai i ka treguar gjykates se punetoret kishin treguar se, pasi e kishin marre te atin, i kishin vene prangat. Por jo vetem kaq. Adriani ka bere me dije se persona te ndryshem kane dashur te perfitojne ne vitet e para te zhdukjes se tij, duke marre shuma te ndryshme te hollash. "Nje nga rastet qe mbaj mend eshte kur xhaxhit te madh i kane kerkuar nje shume te hollash, duke i thene se do t'ju kthejme eshtrat. Pasi kane marre nje pjese te lekeve kane sjelle nje qese me eshtra dhe pasi xhaxhai i ka thene se do ta merrni pjesen tjeter, pasi te vertetohet se jane te Remziut, ata nuk kane ardhur me. Ndersa ka pasur raste kur na kane thene qe hajdeni ne kete vend e sillni kaq leke, se do t'jua kthejme. Cfare castesh ankthi kemi perjetuar", ka deklaruar, duke iu dridhur zeri Adriani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›