Bregu-Sequi: BE, grant në kuadër të programit IPA 2010

Bashkimi Evropian jep një grant prej 83 milion e 200 mijë eurosh në kuadër të programit IPA 2010. Kjo marrëveshje u nënshkrua prej Ministres së Integrimit Majlinda Bregu dhe shefit të delegacionit Evropian në Shqipëri Ettore Sequii. Sipas Ministres Bregu, kjo shumë do të përdoret për reformat në polici, modernizimin e Prokurorisë në infrastrukturë dhe në mjedis.
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi deklaroi ndër të tjera se kjo është një ndihmë që i jepet vendeve që kanë si perspektivë BE-në dhe për këtë duhet që financimet të jenë sa më trasparente.
Programi IPA 2010 është një ndihmë që i jepet vendeve që kanë si perpektivë Bashkimin Evropian. Mbështetja do të jetë në disa sektorë midis të cilëve mund të përmendim mbështetje për qendrën e formimit policor, modernizimi i sistemit të drejtësisë, mbeshtetje për proçesin e integrimit, forcimi i Kuvendit të Shqipërisë. Është një përgjegjësi mjaft e madhe që këto projekte të zbatohen dhe të ketë transparencë në zbatimin e tyre.
Progami IPA parashikon asistencë për të gjitha vendet e rajonit ndërkohë që vendi ynë është mbështetur nga ky instrument që prej vitit 2007.