E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia merr në pyetje 8 persona, të njohurit e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi

Ende, asnjë version zyrtar për janë pistat e hetimit
Vrasja e deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi vazhdon të mbetet tepër enigmatike. Ende nuk bëhet e qartë një pistë hetimi nga ana e grupi hetimor. Por, ajo çka dihet është se çdo ditë merren në pyetje persona të ndryshëm që e njihnin deputetin e vrarë. Vetëm dje janë marrë në pyetje 8 persona. Por, deri më tani asnjëra prej tyre nuk ka nxjerrë asnjë autor të kësaj ngjarjeje apo të kenë hedhur sadopak dritë mbi vrasjen misterioze të tij. Dita e djeshme ka nisur me një lëvizje aktive dhe të shumta automjetesh policore aq sa krijohej përshtypje se blutë ishin fare pranë gjetjes së autorit, por që rezultoi e kundërta.Të shoqëruarit e djeshëm janë nga qyteti i Fierit dhe mësohet se janë të njohur të deputetit me të cilët  ky i fundit kishte patur kontakt një ditë më parë se të ndodhte vrasja, madje edhe paraditen që ndodhi ngjarja. Pyetjet kanë vijuar deri në orët pasdites, por asnjë informacion nuk ka dal prej tyre, të paktën kështu kanë pohuar burime të brendshme  nga grupi hetimor. Të gjithë të shoqëruarit e nuk kanë pohuar të qetë se e njihnin deputetin, por nuk dinin asgjë rreth motivit apo autorit të vrasjes së tij.. Burimeve konfidenciale kanë bërë të ditur se gjatë gjithë natës dhe paradites së të martës automjete policore kanë qarkulluar shumë si në qytetin e Roskovecit ashtu edhe në Fier. Ndërkohe ajo që duhet thënën është se policia po punon me shumë sforco për të gjetur detaje rreth vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, por edhe pse më një punë dhe kërkim intensive deri tani asnjë pistë e menduar nuk ka rezultuar pozitive që ta çoj grupin e hetimit në një rrugëzgjidhje. Mister mbeten si pistat e hetimit ashtu edhe autori i vrasjes së deputetit të PS-së Fatmir Xhindi. Në të njëjtën kohë mesa duket një presion psikologjik mbi këtë çështje po bën edhe kërkesa e herëpashershme e deputeteve të majtë të cilët gjatë gjithë takimeve të zhvilluara këto ditë të pas vrasjes së deputetit socialist, kanë kërkuar me insistim zbardhjen e ngjarjes. Kësaj kërkese i është bashkuar deputeti, Gramz Ruçi në takimet e zhvilluara në qarkun e Fierit, deputeti Albert Caci, deputetja Rajmonda Stefa, Valentina Leskaj etj. Deklarata e tyre kanë qenë në pritej të një përgjigje nga drejtësia të cilën ende nuk po e marrin dhe se një akt i tillë kriminal nuk mund të mbetet në heshtje.
Hetimet
Duket se do të vijojë të mbetet nën velin e misterit vrasja e bujshme e deputetit socialist Fatmir Xhindi nga qyteza e Roskovecit. Edhe pse kanë kaluar tashmë disa ditë nga vrasja makabre e deputetit, sërish policia nuk ka një autor dhe një motiv të qartë të atentatit. Edhe pse u fol se pas ekspertizës së pakos së aspirinave do të thyhej heshtja dhe për policinë do të gjendeshin provat e nevojshme, kjo gjë nuk ndodhi. I vetmi zhvillim i deritanishëm kanë qenë vetëm shoqërimet e shumta. Nga prokuroria dhe policia e qarkut Fier bëhet e ditur, se nuk mund të flitet për një autor të dyshuar, si të implikuar në këtë ngjarje të rëndë. Hetimi, sipas burimeve të deritanishme, po përqendrohet në ato pak prova të zbuluara të cilat ende nuk bëhen të ditura zyrtarisht. Dje janë pyetur ndërkohë edhe 8 persona. Paralel me këto shoqërime nga policia  po punohet edhe me hetimin dhe përgjimin e telefonatave të atyre që mund të kenë patur qoftë edhe lidhje shoqërore me viktimën. Të pyeturit e deritanishëm mësohet ti përkasin moshës nga 18- 33 vjeç dhe janë pikërisht nga Kurjani dhe Roskoveci. Pas marrjes në pyetje të të gjithë shtetasve ka vijuar edhe shqyrtimi i tezave dhe informacioneve, por e gjitha ka rezultuar pa ndonjë domethënie që ta ndihmojë hetimin. Ndërkohë po sipas hetuesve të çështjes për të qenë më pranë zbardhjes ka qenë i domosdoshëm kërkimi edhe në zonën e Roskovecit aty ku ndodhi ngjarja, për ndonjë provë ose për gjetjen e armës së krimit.

Last Updated on Wednesday, 13 May 2009 14:13

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›