E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni nuk do të japë dorëheqjen

Pavarësisht protestave të mijëra grave që kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ky i fundit ka ripërsëritur se do të mbetet në pushtet.

"Secila grua që ka pasur rastin të më njohë, e di konsideratën time ndaj tyre. Unë gjithmonë jam sjellë me kujdes dhe respekt ndaj grave", ka thënë Berluskoni.

Kryeministri italian aktualisht po përballet me akuzat se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë minorene.

Javën e kaluar, Prokurorët italianë kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për gjykimin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›