Policia ndihmon pjesëtarin e ekuipazhit të një mjeti lundrues në Vlorë

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Policia Kufitare në Vlorë i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga një mjet lundrues, pasi një pjesëtar i ekuipazhit kishte dëmtuar dorën nga kontakti me një kavo.
Paraditen e sotme, Salla e Komandimit e Policisë së Vlorës mori njoftim për një mjet lundrues që kërkonte ndihmë dhe ndodhej rreth 5,2 milje larg nga bregu, në Gjirin e Vlorës.
Menjëherë, u nis mjeti lundrues i Policisë Kufitare. Pasi u lokalizua mjeti në nevojë, shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e parë një pjesëtari të ekuipazhit që kishte dëmtuar dorën nga kontakti me një kavo.
Shtetasi i dëmtuar u transportua në portin e Vlorës dhe më pas iu dorëzua shërbimit ambulator, për trajtim mjekësor të specializuar.
Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar për të garantuar siguri dhe për të ofruar asistencë të menjëhershme për çdo qytetar në nevojë.
/r.e//af/