E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia në gatishmëri për zgjedhjet, 5300 punonjës të angazhuar në të gjithë vendin

Mbi 5300 punonjës policie janë trajnuar dhe pritet që të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore për parlamentaret e 11 majit.

Policia e Shtetit shton se janë marrë masat për ruatjen e KZAZ-ve që në momentin që kanë shpërndarë dhe mbërritur materialet zgjedhore. Blutë bëjnë me dije se janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ dhe 5225 Qendra Votimi.

Policia e Shtetit: Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim. Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Policia shton se ka në monitorim të gjitha qendrat e votimit, në rast se do të ketë kërkesa për ndërhyrje si pasojë e përplasjeve ose anomalive që mund të lindin mes subjekteve politike. Në përfundim të procesit të votimit, uniformat blu do të zhvendosen te qendrat e numërimit të votave.

Policia e Shtetit: Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit. 

Sipas policisë, janë referuar në Prokurorinë e Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore, ndërkohë apeloi qytetarët që të denoncojnë rastet kur atyre u ofrohen shuma parash në këmbim të votës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›