E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia në malet e Krujës, qëllohet me armë nga arat e kanabisit

Operacion i gjerë në malet e Krujës, kontrolle për parcelat me kanabis

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonat malore të Krujës, në Qafshtamë dhe territoret përreth, në kuadër të kontrolleve për kultivimin e kanabisit.

Në aksion janë angazhuar forca të Policisë së Tiranës, ndërsa operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë kontrolleve në terren janë dëgjuar edhe disa të shtëna armësh. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për të shtëna me armë gjahu, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat dhe burimin e tyre.

Deri tani nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa operacioni vijon në zonat e thella malore.

Kontrollet janë përqendruar në identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të kultivuara me kanabis sativa. Gjatë aksionit janë gjetur rrënjë kanabisi, të cilat po asgjësohen nga forcat e angazhuara.

Policia pritet të japë një informacion më të plotë në përfundim të operacionit, për rezultatet e aksionit dhe personat e identifikuar apo proceduar.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›