Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë, në orën 14:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, në takimin e përjavshëm të zhvilluar te “Vila e Kuqe”. Në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike” dhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.
Mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar me detaje për takimet në terren, problematikat e ngritura dhe shqetësimet që qytetarët u kanë përcjellë gjatë bashkëbisedimeve.