E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia nis zbatimin për rikthimin e sigurisë në Veri

PRISHTINË- Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë paralajmëruar se plani për sigurinë dhe rikthimin e ligjit në veri do të nisë të enjten.

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se zbatimi i planit ka filluar me ndërrimin e komandantëve të të gjitha stacioneve të policisë që gjenden në veri të vendit. Që nga sot, ata do të fillojnë punën. Këto ndryshime në hierarkinë e policisë në Veri, i konfirmon kreu i Policisë së Kosovës

Reshat Maliqi, drejtor i përgjithshëm i Policisë, tha se ndërrimet tashmë janë bërë në stacionet policore në Zveçan, Zubin Potok e Leposavic, duke përfshirë edhe pikat kufitare 1 dhe 31, që ndajnë Kosovën me Serbinë. “Asnjë prej tyre nuk është larguar prej punës, por u janë ndërruar vendet. Që nga nesër do të fillojnë me detyrat e reja”,- deklaroi Malici.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk ka të dhëna në lidhje me fillimin apo jo të këtij plani.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›