Nesër raundii katërt i dialogutSerbi-Kosovë
PRISHTINË- Më 17 dhe 18 maj, në Bruksel do të mbahet raundi i katërt i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë.
Në fokus të këtij raundi të dialogut do të jenë vazhdimi i bisedimeve për temat në agjendë të raundeve të kaluara, regjistrat civile dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.Në këtë raund do të hapen edhe dy tema të reja, ajo e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.
Mediat kosovare bëjnë me dije se sikurse edhe në tri raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do të shpalosë dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Delegacionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqëson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
(e.m/koha/BalkanWeb)