Autoritetet kundër përpjekjeve për ndarjen tokësore
PRISHTINË- Autoritetet kosovare kanë shprehur sot kundërshtimin e tyre ndaj çdo synimi për ndarjen tokësore të Kosovës. Këto komente pasuan deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, sipas të cilit serbët e Kosovës duhet ti bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër të ndahet nga Serbia, edhe pse sipas tij, kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës.
Ai i ka quajtur “sterile” bisedimet e nisura në Bruksel ndërmjet Beogradit e Prishtinës, pasi sipas tij, do të kalojnë vite e dekada dhe nuk do të arrihet asgjë nëpërmjet tyre. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, ka deklaruar se për të ardhmen e Kosovës vendosin qytetarët e saj dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Asnjëherë Serbia nuk ka mundur të vendos për Kosovën, por për Kosovën vendosin qytetarët e saj dhe partnerët tanë ndërkombëtarë Brukseli dhe Ëashingtoni. Vullnetet e Serbisë kanë sjellë luftëra, gjenocide dhe shenja të pakënaqësisë në rajon. Unë duhet të besoj se ata do të ndryshojnë kapitullin nga koha e konfrontimeve në kohën e bashkëpunimeve”,- tha zëvendëskryeministri Kuqi.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish gjatë dy ditëve të ardhshme në Bruksel në raundin e katërt të bisedimeve, të cilat siç thuhet, do të përfshijnë çështjen e personave të zhdukur, të trashëgimisë kulturore dhe njohjes së diplomave shkollore dhe universitare.
Në Prishtinë, opozita thotë se bisedimet janë në favor të Serbisë dhe Kosova nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre në këtë periudhë kur Beogradi refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës dhe kontrollon një pjesë të territorit të saj me strukturat paralele. Por, udhëheqësit e qeverisë besojnë se fundi i bisedimeve do të shënojë edhe një hap drejt forcimit të paqes në rajon.
(e.m/voa/BalkanWeb)