Policia pas hetimi prangos 21-vjecarin
BERAT - Nuk i pergjigjen kerkeses se lajmesit per te kerkuar doren e vajzes, nderkohe qe pretenduesi per dhender kercenon me arme zjarri babane e vajzes. Ngjarja ka ndodhur ne nje fshat te Beratit, disa dite me pare. Sipas burimeve zyrtare te policise, Rapo Ceno, banor i fshatit Peshtan, ne rrethin e Beratit, eshte arrestuar mbremjen e djeshme, pasi akuzohet per kanosje me arme. 21-vjecari mesohet se kishte vendosur te fejohej me nje vajze, banore ne fshatin prane dhe per te realizuar fejesen kishte perdorur si lajmes nje te njohurin e tij. Ky i fundit ka shkruar ne banesen e Tafil Mahmutaj per t'i kerkuar doren e vajzes per Cenon. Familja e vajzes nuk e ka mirepritur, duke refuzuar kerkesen e lajmesit. Por, Ceno sapo ka mesuar lajmin se nuk ishte i deshiruar si dhender ne familjen Mahmutaj, eshte irrituar dhe nen forcen e nje arme ka shkuar ne banesen e familjes se vajzes ne fshatin, Karkanjoz. Pasi u ka kerkuar shpjegime prinderve te vajzes se perse nuk e deshironin si dhender, ai ka perdorur armen tij pistolete dhe ka kercenuar me jeten babane e saj, Tafil Mahmutaj. Ky i fundit ka kerkuar menjehere ndihmen e policise dhe 21-vjecari, duke perfituar nga rremuja e krijuar ne banese eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Behet e ditur se policia sapo nisi hetimet e para identifikoi 21-vjecarin si autor te ngjarjes. Ai u arrestua mbremjen e djeshme, nderkohe qe do te perballet me akuzat e " kanosjes" dhe "armembajtjes pa leje".
Eriola Hazizolli
Eriola Hazizolli