E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viroza, 300 raste ne spital

Rreth 300 paciente ne dite, kryesisht femije, kerkojne ndihmen e mjekut, per shkak te problemeve te shkaktuara nga viroza, e cila ka shperthyer ne kete periudhe, per shkak te temperaturave te larta. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Higjienes, jane rreth 240 femije shkojne cdo dite drejt pediatrise, nderkohe qe nje numer i madh pacientesh i drejtohen cdo dite urgjences se infektivit dhe asaj te kardiologjise. "Per sa i perket situates, mund te themi se eshte e njejte me ate te vitit te kaluar, ku numri i personave, te cilet kerkojne ndihme mjekesore shkon rreth 300 raste ne dite. Nga keto 225 apo 240 jane te femijet dhe te tjeret te te rriturit", eshte shprehur specialisti i Drejtorise se Higjienes, Halil Stana. Sipas tij, numri i shtrimeve gjate nje dite eshte i konsiderueshem, rreth 28 te tilla ne dite dhe kryesisht te spitali infektiv apo ne pediatri. Ndryshimi i temperaturave ka sjelle edhe fluks te virozes te femijet e vegjel. Sipas specialistit Halil Stana, te gjithe pacientet paraqesin pothuajse te njejtat simptoma, por gjendja e tyre ndryshon nga nje rast te tjetri vetem per shkak te momentit kur dergohen ne spital. Sipas tij behet fjale per crregullime gastrointestinale, te cilat prekin me se shumti te vegjlit, por pa perjashtuar rastet edhe te te rriturit. Ai i keshillon te gjithe prinderit qe ne cdo rast t'i drejtohen mjekut, duke i dhene fund marrjes se medikamenteve nga farmacistet pa receten e specialistit. "Ajo qe do te keshilloja eshte mbajtja e femijes ne nje ambient sa me te fresket, dhenia e lengjeve dhe kryesisht lengjeve te pergatitura ne kushte shtepie dhe jo ato te blera neper tregje. Per te porsalindurit do te keshilloja vetem qumeshtin e gjirit te nenes, pasi ai eshte me i sigurti", thekson Stana.

Keshillat

Duke pasur parasysh rastet qe paraqiten, specialistet e higjienes nuk ngurojne te japin as keshillat. Sipas tyre, e rendesishme per femijet e vegjel eshte kujdesi qe duhet te behet me temperaturen e larte, kompresat dhe ne rastet kur gjendja eshte me e rende ne drejtim te diarrese apo temperatures se larte, qe nuk zbret per nje apo dy dite, atehere femija ka nevoje per specialist. Te dhenat e Drejtorise se Higjienes tregojne edhe per personat te cilet rrezikohen te preken nga keto lloj semundjesh per shkak te ndryshimit te temperaturave dhe kryesisht rritjes. Kontingjenti me i rrezikuar nga temperaturat e larta dhe ndryshimet e tyre jane te moshuarit dhe sidomos ata qe kane probleme kardiake, te hipertensionit apo semundjeve kronike. Duke pare rastet qe vijne ne rritje nga dita ne dite mjeket japin edhe keshillat qe keta persona duhet te ndjekin dhe jane pikerisht evitimi i daljeve ne oret e pikut te vapes, higjiena personale ajo e ambientit, ushqimi dhe uji. Goditjet nga dielli i forte jane edhe rastet te cilat hasen cdo dite ndaj theksohen edhe qe ato shfaqin, sic jane dhimbjet e kokes shume te forta, skuqje te fytyres, dhimbje te syve, humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor dhe jo rralle vdekjen.

Specialistet ne kerkim te virusit

Rastet e shumta te pacienteve, te cilet kane probleme kryesisht ato te rrugeve respiratore kane detyruar specialistet e higjienes se bashku me ata te Institutit te Shendetit Publik qe te kryeje analizat. Kjo per te gjetur llojin e virusit qe ka shkaktuar edhe virozin qe perfshin me shume se 70 per qind te rasteve. Specialisti i Drejtorise se Higjienes, Halil Stana, thekson se aktualisht nuk e dine se per cfare viroze behet fjale saktesisht, pasi kjo eshte detyre e Institutit te Shendetit Publik. "Per te percaktuar tipin e virozes, specialistet e ISHP-se po merren me analizat e rastit. Eshte ky institut qe na sjell nje pergjigjet per llojin e virusit qe shkakton edhe probleme ne shendetin e njerezve", ka pohuar Stana. Sipas tij, eshte ISHP qe kryen analizat per te percaktuar llojin e virusit, kurse sa u perket analizave bakteriologjike, ato kryhen dhe nga Drejtoria e Higjienes. Nje tjeter fakt qe pohon Stana eshte edhe shfaqja e disa pucrrave te femijet e vegjel, te cilat me pas shoqerohen me nje skuqje dhe temperature te larte. Edhe per keto raste jane duke u kryer analizat per te gjetur shkaktarin qe i favorizon ato. Te gjitha qendrat shendetesore jane te detyruara qe brenda javes te raportojne ne Drejtorine e Higjienes per rastet e pacienteve qe kane pasur, simptomat qe ata kane paraqitur si dhe per rastet e rralla, te cilet dyshohen per ndonje lloj semundjeje te vecante, jo nga ato qe jane ne qarkullim aktualisht. "Aktualisht kemi te bejme me raste te helmimeve, probleme te rrugeve respiratore, probleme gastrointestinale si dhe viroza. Per te gjitha keto jane duke u analizuar rastet dhe presim nje pergjigje nga laboratoret per te gjetur edhe shkaktarin", ka theksuar Stana. Sipas tij, virozat nuk mund te jene te njejta, ashtu sikurse edhe nje vit me pare, dhe kjo sepse virusi ndryshon nga viti ne vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›