Ther gruan per xhelozi, ishte denuar per vrasje
KORCE - Xhelozia eshte bere shkak per nje sherr banal brenda nje familjeje ne qytetin e Korces. Ismen Ismaili, pas nje debati me gruan e tij, e ka goditur kete te fundit disa here me thike. Burimet zyrtare te policise se qytetit te Korces bejne te ditur, per gazeten "KJ", se 49-vjecari Ismaili jetonte me gruan e tij M.Ismaili, ne lagjen nr. 6, ne Korces. Sherri i ndodhur gjate dites se djeshme midis ciftit, kete radhe ka rrezikuar jeten e bashkeshortes 35-vjecare, me te cilen Ismeni ishte martuar per here te dyte. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e ciftit ne oren 10:30 te mengjesit, ndersa sipas banoreve mesohet se, fillimisht, burri xheloz e kishte rrahur gruan e tij 35-vjecare dhe ndersa ziheshin per arsye te xhelozise, ai ka marre thiken ne dore per ta vrare. Sapo kane mberritur ne vendngjarje, uniformat blu kane bere te mundur arrestimin e 49-vjecarit, te cilit i jane vene prangat ne oren 18:30, me akuzen vrasjes me dashje e mbetur ne tentative. Sipas banoreve, mesojme se cifti Ismaili ka pasur shpeshhere debate mes tyre, si pasoje e xhelozise se tepruar qe kishte Ismeni ndaj bashkeshortes se tij. Dyshimi i tij se Meremja kishte lidhje jashte martesore me nje komshi, e kishte keqesuar prej kohesh marredhenien e tyre. Por, ndryshe nga raste e tjera te debateve mes tyre, dje bashkeshorti xheloz ka vrare me thike gruan e tij, duke e goditur disa here. Ka qene nderhyrja e fqinjeve, pas zhurmes se shkaktuar ne pallat, qe kane bere te mundur te shpetojne jeten e gruas se dhunuar nga burri i saj. Kjo eshte derguar menjehere ne spital, ne gjendje kritike per jeten. Mjeket sqarojne se 35-vjecarja ka mberritur ne gjendje te rende ne spitalin civil te qytetit dhe do te qendroje per disa dite ne reanimacion. Nderkohe qe, per fat te mire, pas nderhyrjes ne kohe te mjekeve kirurge, Mereme Ismaili eshte jashte rrezikut per jeten. "Ajo kishte marre shume plage ne trup dhe gjate rruges per ne spital ka humbur nje sasi te konsiderueshme gjaku, megjithate ka mundur te shpetoje, shprehet nje nga mjeket e qendres spitalore te qytetit te Korces. Nderkohe, sipas policise lokale, behet e ditur se 49-vjecari njihej si problematik dhe ka pasur precedente penale, madje ka qene i denuar per vrasje me dashje. Nga te njejtat burime, mesojme se cifti kishte ardhur ne Korce pak kohe me pare, pasi me pare kane jetuar ne qytetin e Kukesit, nga ku ata kane dhe origjinen.
Gezim Ashimi
Gezim Ashimi