Policia prangos 17-vjeçarin me “Porsche” në Vlorë, shëtiste me shokun e shpallur në kërkim (EMRI)
Policia e Vlorës ka ndaluar një 17-vjeçar që lëvizte me një makinë tip “Porsche” në qytet teksa pasagjer kishte një 20-vjeçar të shpallur në këkrim.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se është shoqëruar në polici i mituri dhe shoku i tij, 20-vjeçari Xhuljano Hodaj, ky i fundit rezulton i dënuar me 7 muaj burg për vjedhje në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Qarkullonte me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.
Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur D. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
