E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia rrethon gjykatën në Ferizaj, gjendet një çantë e dyshimtë

Policia ka rrethuar Gjykatën e Ferizajt pas gjetjes së një çante të dyshimtë para ndërtesës. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të siguruar vendin dhe për të hetuar natyrën e objektit të dyshimtë.

Aktualisht nuk dihet se çfarë ndodhet brenda çantës dhe nëse ka ndonjë kërcënim për sigurinë, shkruan A2.

Forcat e policisë janë duke kryer kontrolle dhe po mbajnë larg qytetarët për siguri. Hetimet janë në vazhdim dhe priten informacionet e mëtejshme për këtë incident.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›