Maxhoranca depoziton në Kuvend nismën për heqjen e imunitetit

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë grupit të PD-së, të cilët saktësuan se deputetët e PD-së, LSI-së dhe PDIU-së kanë firmosur nismën.
Në këtë mënyrë pritet që çështja e imunitetit javën e ardhshme të shqyrtohet në komisionin e Ligjeve, për t’ia deleguar më pas parlamentit.
Heqja e imunitetit për të gjithë zyrtarët u mbëhstet publikisht dje edhe nga Lësvizja Socialiste për Integrim, e cila me anë të sekretarit për çështjet ligjore, Ylli Manjani, tha se “është e gatshme të votojë menjëherë, sipas procedurave kushtetuese, abrogimin e menjëhershëm të neneve 73 dhe paragrafin e tretë të nenit 103 të Kushtetutës, duke zeruar imunitetin për deputetët dhe anëtarët e qeverisë në mënyrë të menjëhershme dhe të pashmangshme, si dhe të rishkruajë paragrafet 1 dh 3 të nenit 137 të Kushtetutës, duke lejuar një numër veprimesh hetimore, që mund të kryhen nga ana e Prokurorisë në ngarkim të gjyqtarëve, por pa shkuar tek heqja përfundimtare e imunitetit”.
Por, kjo nismë kërkon edhe votë të cilësuar, e për rrjedhojë kërkohen edhe votat e opozitës. /Start/
2012-07-06 15:54