40 të vrarë pas një sulmi në Afganistan
Nga një sulm i dyshuar vetëvrasës me bombë në provincën Kandahar, janë vrarë së paku 40 vetë dhe afro 70 të tjerë janë plagosur.
Sulmi ka ndodhur në një dasmë, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, tha se shumë prej mysafirëve kishin lidhje me zyrtarë të policisë.
Një zëdhënëse e NATO-s tha se forcat e saj, pas sulmit, i kanë ndihmuar forcat e lokale të sigurisë.
Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, admirali Mike Mjullen, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, të cilit ishin mbledhur në një hapësirë para spitalit.
Më herët, kryengritësit e rrëzuan një helikopter të NATO-s në pjesën jugore të Afganistanit, duke vrarë katër ushtarë amerikanë.
Gjatë nëntë ditëve të fundit në Afganistan janë vrarë 29 pjesëtarë të NATO-s dhe 17 ushtarë amerikanë.
Sulmi ndodhi pikërisht gjatë vizitës së parë në Afganistan të kryeministrit të Britanisë, David Cameron, i cili në Kabul u takua me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzain.
Kjo është vizita e parë e Cameronit, prej se u bë kryeministër i Britanisë. Qeveria e koalicionit, që udhëhiqet nga ai, ka thënë se Afganistani është prioritet i lartë i saj.
Me 9500 ushtarë në këtë vend, Britania është kontribuuesi i dytë më i madh në forcën ndërkombëtare, pas SHBA-së.