Arrestimi i mjekut në Elbasan, protestojnë kolegët e tij
Rreth 100 mjekë të spitalit "Xhafer Kongoli" protestuan përreth një orë në mbështetje të kolegut të tyre.
Kryetari i Unionit të Urdhrit të Mjekut, Vitri Lika tha se, stafi i Qendrës Spitalore "Xhaferr Kongoli" është tepër i indinjuar për masën e rëndë ekstreme të arrestimit të mjekut nga Prokuroria.
"Si staf ndjehemi të kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës, pasi veprime të tilla të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë dhe mënyra e trajtimit të mjekut nga prokurorisë ka qenë denigruese", tha ai.
Për këtë qëllim mjekët kanë ndërprerë shërbimin një orë me përjashtim të urgjencës. Kirurgu Alban Hoxha u arrestua një natë më parë si i dyshuar për "moskallëzim të krimit", pasi kishte ekzaminuar një të mitur të dhunuar nga një 23-vjeçar, që u arrestua të mërkurën.