E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia serbe liron Kastratin, e arrestuan ‘gabimisht’

Haxhi Kastrati është liruar nga burgu i Krushevcit në Serbi, i cili ishte arrestuar më 3 maj.

Vëllai i Haxhi Kastratit, Bedri Kastrati, i ka thënë të mërkurën KTV-së se Haxhiu është liruar të martën dhe i vetmi shpjegim që i është dhënë atij është se “është arrestuar gabimisht”, transmeton Telegrafi.

Haxhi Kastrati ishte arrestuar nga forcat policore serbe gjersa vinte nga Austria për në Kosovë nëpërmjet Serbisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›