Rusia kremton Ditën e Fitores

Rusia dhe vendet e tjera që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik, shënuan 67 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me parada dhe festime.
Në Rusi, 9 Maji është shënuar me një paradë masive ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.
Parada është udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov dhe gjenerali, Valeri Gerasimov.
Në mesin e zyrtarëve të lartë gjendeshin edhe presidenti Vladimir Putin dhe kryeministri Dmitri Medvedev.
Me këtë rast, Putin tha se “pranimi i normave ndërkombëtare dhe respekti për sovranitet shtetëror dhe zgjedhja e pavarur i secilit shtet” është çështje madhore në evitimin e tragjedive, siç janë luftërat.
Në paradë janë parë shumë makina ushtarake dhe armatim, përfshirë edhe raketat balistike të tipit Topol-M dhe sistemi i avancuar për mbrojtje S-400.