Policia shpërndan protestuesit, FNSH dhe Shqiponjat largojnë njerëzit nga bulevardi! Qytetarët iu kthehen të indinjuar, hidhet gaz lotsjellës
Tensionet e pakta të kryeministrisë kanë bërë që policia të dalë sërish në shesh me forca të shumta dhe autobotë uji që të shpërndajë turmën.

Fillimisht ishin disa të rinj që po godisnin me gurë autobotin e ujit te Kryeministria.
Policia hyri në mes të buelvardit për të shpërndarë turmën edhe me gaz lotsjellës.
Ndërkohë një numër i shumtë qytetarësh që po protestonin paqësisht iu kthyen policisë për veprimin e padrejtë. Turma u shpërnda duke u larguar nga bulevardi para Kryeministrisë.