E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shqiptare dhe ajo greke, marrëveshje dypalëshe

KAKAVIJË- Policë grekë në tokën shqiptare dhe shqiptarë në atë greke. Ky është rezultati më i fundit i bashkëpunimit të policive homologe, shqiptare e greke.

Vendimi është finalizuar pas dy takimesh ndërmjet drejtuesve të policisë së Gjirokastrës dhe Janinës, që kanë pasur si qëllim konkretizimin e marrëveshjes së nënshkruar midis dy palëve për goditjen pa kompromis të krimit në të dyja anët e kufirit.

Disa nga objektiva e këtij bashkëpunimi do të jenë: lufta ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore, lëndëve narkotike dhe mjeteve motorike.

Gjithashtu, nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh synohet lehtësimi i procedurave dhe shmangia e radhëve të gjata në pikat e kalimit kufitar në ditët e fluksit.   / E. Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›