E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Dialogu detyrim për integrimin, të votohen reformat

Kreu i shtetit Bamir Topi ka përshëndetur sot rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës.
 

Një një deklaratë për shtyp, presidenti Topi duke e cilësuar rivendosjen e dialogut si të vonuar thekson se dialogu është një detyrim për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
 

“Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka theksuar Topi.
 

Ai gjithashtu ka inkurajuar forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›