Policia shqiptare me mision ne Afganistan

Shqiperia prej vitesh eshte e angazhuar me trupat e saj ushtarake ne misione paqeruajtese. Ka nisur ne Bosnje Hercegovine dhe me pas njesi te forcave te saj elite jane perfshire ne kuader te operacioneve te paqes dhe sigurise te forcave te NATO-s ne Irak e Afaganistan. Por ne daten 20 korrik Shqiperia per here te pare do kete dhe nje njesi te eksperteve policore qe do te sherbejne ne Afganistan.
Ministri i Brendshem Bujar Nishani iu tha deputeteve ne senacen e fundit te parlamentit se kontributi policor i Shqiperise si nje vend anetar i NATO-s lidhet me detyrimet qe dalin nga vendimarrja e kuartierit qendror te Aleances Veriatlantike ne Bruksel.Qe para dy viteve ne Samitin e vendeve anetare ku morren pjese kryetaret e shteteve dhe te qeverive u vendos per te ngritur nje mision trajnues te NATO-s ne Afganistan per te ofruar kualifikime te standarteve te larta per ushtrine dhe policine kombetare afgane. Ne samite dhe takime te tjera qe jane zhvilluar me pas eshte planizuar dhe precizuar kontributi konkret i cdo vendi anetar te NATO-s. Shqiperia do te kete ne kete mision te pare jashte vendit ne fushen policore nje njesi me 5 eksperte me objektiv permiresimin e profesionalizmin e trupave vendore rritja e kapaciteteve per perballimin e operacioneve ne terren dhe per ti bere te afta qe gradualisht te marrin vete ne dore situaten e rendit e te sigurise ne te gjithe territorin e Afganistanit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Leonard Demi Kryetari i komisionit parlamentar te sigurise kombetare
Per angazhimin e pare policor te Shqiperise jashte kufijve te saj parlamenti ne Tirane miratoi me prioritet nje ligj te posacem qe parashikon te gjitha aspektet e vendimarrjes afateve perzgjedhjes se efektivave trajtimin kur ata jane ne detyre ne Afaganistan etj. Kryetari i komisionit parlamentar te sigurise kombetare Leonard Demi thote per DW se misioni ka nje rendesi te dyfishte per policine shqiptare. Rendesia e pare eshte se forcat tona policore jane rritur profesionalisht qe do te thote se ata jane forcuar ne sherbim te ushtrimit te profesionit dhe jo ne sherbim te politikes. Dhe e dyta se tashme ata jane ne gjendje qe te trajnojne dhe forca te tjera policore ne sigurimin e rendit brenda vendit te tyre.
Njesia e pare policore qe do te niset per ne Kabul ka patur nje faze intensive parakualifikimi ne Akademine e Xhandarmerise ne Bordo France. Pas dates 20 korrik ata do te instalohen ne Komanden Rajonale prane Qendres Kombetare te trajnimit policor qe ndodhet ne kryeqytetin afagan. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Brendshem Bujar Nishani
Leonard Demi thote se nga pala shqiptare eshte trajnuar nje numer me i madh oficeresh dhe nenoficeresh te policise qe do te jene te gatshem per tu bere pjese e misionit trajnues ne Afganistan ne cdo etape kohore. Ne kete kontigjent ka dhe police femra pasi dhe ato do te angazhohen ne te ardhmen per te trajnuar koleget afgane qe jane pjestare te forcave te sigurise thote Demi per DW. Afganistani eshte nje vend ku gjysmen e popullsise e perbejne femrat mirepo ne kushtet konkrete ato i stigmatizojne kur angazhohen ne polici. Megjithate sot rreth 1 mije gra afgane jane police dhe qeveria atje ka marre zotim qe ta rrise numrin e tyre gradualisht. Per kete arsye ne kemi pergatitur dhe police qe te kontrbuojne ne kete drejtim. Aleanca ka qene shume e suksesshme ne kete drejtim ne Afaganistan. Mjafton te marrim nje shifer ku 7 milion te rinj ndjekin shkollat ne kete vend dhe 40 perqind e tyre jane femra gje qe flet per nje ndryshim shume te madh ne koncepte ne shoqerine afgane.
Sapo te mberrijne ne destiancion ekspertet shqiptare do te bejne dhe nje stervitje familjarizuese disaditore me kushtet e terrenit konkret ku do te operojne deri ne fund te vitit 2011. Sipas nje grafiku te paracaktuar njesia shqiptare policore do te nderrohet cdo 6 muaj deri sa te perfundoje misioni ne vitin 2014.
AutorArben Muka
RedaktoiAida Cama