E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianet kritikojne Danimarken

Qe perpara se te hynin ne fuqi kontrollet kufitare eurodeputeti liberal Alexander Graf Lambsdorf paralajmeroi ne Parlament se arritjet evropiane po goditen gradualisht. Ne debat fillimisht u be fjale per nje bilanc te presidences hungareze te BE e cila sapo perfundoi. Shume deputete midis tyre Lambsdorffi e kritikuan here pas here ligjin hungarez te medieve si shume kufizues. Tani ai vendosi lidhjen nga Hungaria ne DanimarkeLiria vdes pak nga pak qofte liria e shtypit ose liria e qarkullimit. Pas 15 minutash ne kufirin midis Gjermanise dhe Danimarkes dhe Danimarkes me Suedine do te marshojne doganiere per te rivendosur atje kontrolle kufitare. Sulm ndaj lirise se qarkullimit - ketu ne patem deshiruar me shume angazhim te presidences suaj.

Vendimi fatal i Danimarkes

Politikania e te Gjelberve Rebecca Harms sheh nje kontradikte ne sjelljen daneze zyrtarisht Danimarka synon te luftoje me kontrollet kufitare krimin e organizuar dhe emigrimin ilegal por kjo nuk perputhet me politiken daneze ne kuader te BE. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stop pasaportat ju lutem

Per mua eshte fatale qe Danimarka nje vend i cili ne fakt duhet te behej pjese e politikes se perbashket te migrimit dhe azilimit ka zgjedhur nje rruge te vecante. Qe ata mendojne se permes dobesimit te Shengenit mund te zgjidhin problemet e migrimit dhe azilit kjo eshte per te qeshur tha ajo.

Gjithsesi shume eurodeputete besojne se qeveria daneze eshte me teper e interesuar te mbeshtese ne fushaten elektorale deshirat e partive te djathta prej te cilave eshte e varur. Per shembull per pushuesit pritet te ndryshojne pak gjera - gjithsesi Danimarka ka planifikuar te angazhoje vetem pak punonjes dogane shtese per kontrolle sporadike.

Megjithate Martin Schulz kryetar fraksioni i socialisteve sheh ne rrezik te gjithe tregun e brendshem te BE me lirine e tij te qarkullimit mallrave dhe sherbimeve e kapitalit

Qe sot ne kemi te bejme edhe me nje shoqeri dy klasash ne zonen e Shengenit. Sipermarrjet gjermane sipermarrjet franceze sipermarrjet spanjolle te cilat dergojne mallra ne Danimarke duhet te llogarisin kontrolle. Sipermarrjet daneze qe sjellin mallra ne Gjermani France ose Spanje nuk duhet te llogarisin kontrolle. Po te shohesh vetem kete fakt del ne pah se kjo menyre e njeanshme veprimi e sjell kokeposhte kornizen e Shengenit dhe i ve pikepyetjen jo vetem lirise se levizjes se personave por edhe asaj te mallrave dhe sherbimeve.

Schulzi i beri thirrje Komisionit qe te shqyrtoje pa humbur kohe nese kontrollet kufitare jane ne perputhje me te drejten evropiane. Deri tani presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso ka shprehur vetem shqetesimin e tij serioz por nuk ka arritur ne nje gjykim perfundimtar. Per momentin shumica shpresojne se Danimarka pas presionit masiv te Komisionit dhe te shteteve te tjera anetare do ta ndryshoje se shpejti qendrimin e tanishem.

Christoph Hasselbac / Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›