Toka e dhuruar nga serbet, nisin bisedimet me Shkupin
Prishtina dhe Shkupi nisen dje bisedimet per zgjidhjen e problemit te kufirit ndermjet dy vendeve. Fillimi i tyre erdhi pak dite pasi qeverite e dy shteteve rane dakord per te zgjidhur ceshtjen e 2500 hektareve territor kosovar ne kufi me Maqedonine, qe Shkupi mban arbitrarisht. Ai e posedon kete hapesire toke qe nga viti 2001, kur qeveria e Beogradit ia dha permes nje marreveshjeje dypaleshe, e cila u kontestua nga autoritetet shqiptare te Kosoves.
Ne takimin e djeshem, dy grupet biseduese kane formuar komisione teknike, te cilat do te bejne pershkrimin e vijes kufitare ndermjet Kosoves dhe Maqedonise. Kryetari i komisionit te Prishtines, Bekim Collaku, ka deklaruar se pala kosovare eshte e interesuar qe prona e qytetarit te Kosoves te mos behet prone e dikujt tjeter. "Prishtina nuk njeh nje marreveshje te bere ndermjet Shkupit dhe Beogradit ne vitin 2001, sipas se ciles 2500 hektare toke te fshatit Debellde te Kosoves i jepen Maqedonise", deklaroi zyrtari i pales shqiptare. Collaku kujtoi serish faktin se kjo marreveshje eshte hedhur poshte me nje rezolute te Kuvendit te Kosoves. Ai tha se bisedimet me Shkupin do te jene te gjata dhe nuk do te jene te lehta, por shfaqi bindjen se do te gjendet nje marreveshje. Nese komisioni teknik nuk arrin ndonje marreveshje, atehere do te kerkohet ndihme nga nivelet me te larta politike", pohoi Collaku.
Maqedonia e ka kushtezuar njohjen e pavaresise se Kosoves me zgjidhjen e problemit te kufirit ndermjet dy vendeve. Shkupi zyrtar nuk ka bere te qarte nese eshte i gatshem te heqe dore nga marreveshja e vitit 2001 me Beogradin ne dem te Kosoves. Zedhenesi i qeverise maqedonase, Ivica Bocevski, ka thene se kjo ka qene marreveshje nderkombetare dhe se tani pritet qe komisionet e Maqedonise dhe te Kosoves te arrijne marreveshje per pershkrimin zyrtar te kufirit, duke e sanksionuar dhe ne hartat nderkombetare. Qellimi i Shkupit eshte te mbaje nen kontroll trojet shqiptare te Kosoves.
Ban Ki Moon: "Rezoluta 1244 ende ne fuqi"
Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ende mbetet ne fuqi pavaresisht deklarimit te pavaresise se Kosoves. Kjo deklarohej dje, ne nje raport te leshuar nga sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon. "Rezoluta 1244 mbetet ne fuqi gjithnje, perderisa Keshilli Sigurimit nuk vendos ndryshe", pohon Ban Ki Moon. Ai ka shtuar se, "nisur nga imperativi i ruajtjes se paqes dhe sigurise ne Kosove, UNMIK-u ka vepruar dhe do te vazhdoje te veproje ne fryme realiste dhe praktike dhe ne driten e rrethanave qe evoluojne".