E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikepamja e Athines

Nga Dora Bakojani*

Anetaret e NATO-s do te mblidhen te merkuren ne Bukuresht, per te shqyrtuar masat qe forcojne aleancen, te cilat mund te perfshijne ftesen per tre vendet, Shqiperia, Kroacia dhe ish-Republika jugosllave e Maqedonise (FYROM), per t'iu bashkuar familjes transatlantike. Si vendi me i vjeter anetar i NATO-s dhe BE-se ne rajon, ne ndjejme nje ndjenje te larte pergjegjesie per fqinjet tane, nje obligim per te qene konstruktiv, pragmatik dhe mbeshtetes. Ne do te mbeshtesim fuqimisht perfshirjen e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Ne nuk do te jemi ne gjendje te bejme te njejten gje per FYROM, per sa kohe qe udheheqesit e saj refuzojne te zgjidhin ceshtjen e emrit te saj, ne te cilen ata i premtuan Kombeve te Bashkuara se do ta benin me shume se 13 vjet me pare. Megjithate, prej asaj kohe, ata kane refuzuar cdo kompromis te sugjeruar nga ndermjetesit e OKB-se, nje kontrast te forte me Greqine, e cila dha premtimin per nje zgjidhje midis disa propozimeve.

Udheheqesit e ketij vendi te ri pa dalje ne det prej 2 milione banoresh insistojne qe te quajne atdheun e tyre "Maqedonia", edhe pse ky eshte nje emer qe ka qene pjese e historise dhe kultures greke per 3500 vjet dhe eshte emri i krahines sone veriore me te madhe.

Perse ky vend i ri nuk ta quaj vetveten me nje emer te ndryshem?

Me lejoni t'ju shpjegoj problemin nga kendveshtrimi i grekeve. Kur Marshalli Tito i Jugosllavise ndryshoi emrin e krahines jugore te vendit te tij ne 1944 nga Vardar Banovina ne Republiken Socialiste te Maqedonise, ai e beri kete per te nxitur trazirat ne veriun e Greqise, me qellim qe te perfshinte kete zone dhe te fitonte nje dalje ne Detin Egje per vendin e tij.

Gjithashtu kjo politike ishte e lidhur me luften civile greke, e cila ne ate kohe kishte shkaktuar me shume se 100000 viktima greke, kishte sjelle shkaterrime te paimagjinueshme per vendin tim dhe vonoi per nje dekade rindertimin e pasluftes.

Nga ana tjeter, emri "Republika e Maqedonise", nuk eshte nje frike imagjinare per ne greket. Ai eshte i lidhur me nje plan te qarte per te shkeputur nje pjese te territorit qe ka pasur nje identitet grek per me shume se 3000 vjet dhe eshte i shoqeruar me nje dhimbje te thelle nga greket.

Greket besuan se kur Jugosllavia u shperbe dhe FYROM deklaroi pavaresine e saj ne 1991, udheheqesit e saj do te njihnin ndjeshmerine tone ndaj perdorimit te nje emri qe ishte adoptuar gjate epokes komuniste dhe ta ndryshonin ate, ashtu sic beri Bashkimi Sovjetik, per te realizuar nje shkeputje te paster me te kaluaren e tij.

Ata jo vetem qe nuk arriten ta benin kete, por per 17 vjet, autoritetet ne vend kane vazhduar te perpiqen te minojne sovraniteti grek mbi Maqedonine greke, te cilen ata e quajne "Maqedonia e Egjeut", dhe e paraqesin ate si " territor te pushtuar", i cili nje dite do te "clirohet".

Ndersa udheheqesit shteterore deklarojne se ata nuk kane asnje plan ndaj territorit grek, ata refuzojne te heqin pretendime te tilla nga librat shkollore, fjalimet, artikujt, hartat dhe dokumentet kombetare. Ne te vertete, duke insistuar mbi emrin qe Tito i dha kesaj zone, ata perjetesojne objektivin qe ai ndoqi. Me e hidhur per greket eshte qe udheheqesit e FYROM insistojne qe vendi i tyre te perdore emertimin "Maqedoni" si emer te vendit te tyre pa asnje kufizim, ne nje kundershtim te theksuar me praktikat nderkombetare dhe mendimin praktik.

Kur pjese te nje rajoni historik i perkasin dy vendeve, zona me e re perdor nje mbiemer per t'u dalluar nga ajo me e vjeter Nju Meksiko dhe Meksika jane nje shembull i tille. Por udheheqesit e Shkupit deri tani kane refuzuar te gjitha emertimet e mundshme qe jane propozuar nga ndermjetesi aktual i OKB-se, Mattheu Nimetz.

Greqia nuk e ve ne dyshim qe nje pjese e Maqedonise historike ndodhet brenda FYROM dhe ne jemi te pergatitur qe te pranojme nje emer te kombinuar. Por FYROM insiston qe te jete i vetmi pretendent per emrin e nje zone te tere, pjesa me e madhe e se ciles ndodhet jashte kufijve te vete.

Kjo intransigjence vjen me gjithe perpjekjet e Greqise per te mbajtur marredhenie te mira me FYROM dhe per ta mbeshtetur ate ekonomikisht. Gjate viteve te kaluara, Greqia ka bere investimet me te medha (me shume se 1 miliard USD) dhe ka krijuar me shume vende pune (20000) ne FYROM sesa ne cdo vend tjeter te botes.

Greqia pervec kesaj ka bere perparime te medha per te zgjidhur ceshtjen e emrit nen kujdesin e OKB-se. Ajo eshte ulur ne tryezen e bisedimeve prej 1995 dhe ka treguar gatishmeri per te marre ne konsiderate nje zgjidhje qe perkrahet nga ndermjetesi i OKB-se, nje emer te perbere qe perfshin percaktimin gjeografik te Maqedonise, por qe i shton nje mbiemer per ta dalluar ate nga krahina greke me te njejtin emer. Kjo eshte e arsyeshme, e pranueshme dhe e ndershme per te dyja palet.

Udheheqesit e FYROM deklarojne se kjo eshte nje ceshtje bilaterale me Greqine, dhe ajo nuk duhet te preke perspektivat e vendit te tyre per anetaresim ne NATO. Por aleanca dhe partneriteti midis vendeve mundet te jene ushqyer vetem nese atje do te kete nje besim te ndersjelle dhe vullnet te mire. Menyra me e mire per FYROM qe te tregoje te dyja keto eshte qe te zgjidhe tani ceshtjen e emrit.

Greqia ka ecur ne menyre te njeanshme me shume se gjysmen e rruges mbi kete ceshtje, do te thosha, pothuajse shume prane 2/3 te rruges, dhe ne kemi shpresuar qe FYROM do te fillonte te ecte perpara drejt nesh. Por, ata akoma nuk kane levizur nga vija e tyre e ashper. As edhe nje centimeter.

Ne nuk mund te shkojme me tutje. Perderisa problemi vazhdon ne nuk mund dhe nuk do te nenshkruajme futjen e FYROM ne NATO ose ne Bashkimin Evropian. Asnje qeveri greke nuk do te bjere dakord ndonjehere me kete. Asnje parlament grek nuk do ta miratojne ndonjehere kete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›