E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia themelon njësitin e trafikut për kryeqytet

Policia e Kosovës ka themeluar njësitin e trafikut për kryeqytetin, i cili përbëhet nga 40 zyrtarë të përhershëm policor. Njësiti është themeluar bazuar në planin zhvillimor - strategjik të Policisë së Kosovës dhe planit të veprimit të saj.

Që nga fillimi i këtij muaji është shtuar prezenca policore nëpër rrugët e kryeqyteit, ndërkaq, ky shtim i numrit të policëve është rezultat i fillimit të punës së njësitit të trafikut për kryeqytet, i cili përbehet prej 40 zyrtarëve të përhershëm policorë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Radio Kosovën se njësiti i caktuar për kryeqytet ka filluar me planin e operimit nëpër 10 pika të ndjeshme.

“Po ashtu, mbulojnë 10 pika sensitive që kërkohet prezenca policore, qoftë për orientim të trafikut, riorientim dhe mundësim të qarkullimit më të shpejt të trafikut”, sqaron Kelani.

Ndërkaq, lidhur me shtimin e prezencës së policisë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe lagje, pra duke patrulluar në këmbë, Kelani tha se kjo është duke ndodhur për shkak të aplikimit të strategjisë së policisë në bashkësi, strategji kjo e paraparë për peridhën kohore 2012- 2016:

“Kjo strategji ka planin e veprimit të caktimit dhe krijimit të sektorëve të policisë në komunitetet ku janë ndarë sektorët dhe janë caktuar zyrtarët permanent për patrullime në zona dhe lagje të caktuara të parapara me plan”.

Sipas zëdhënësit Kelani, gjeneratat e reja që kanë përfunduar trajnimet bazike në akademinë policore dhe trajnimet fushore, janë caktuar nëpër detyra konkrete për të mbuluar terrenin. Ai tha se ky është një mbulim më i mirë i terrenit anë e mbanë Kosovës gjë që ka mundësuar edhe rënien e veprave të ndryshme penale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›