E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ushtroi dhunë ndaj deputetit të “Vetëvendosje!”

Lëvizja “Vetëvendosje” sot ka bërë të ditur për dhunë të ushtruar nga policia e Kosovës ndaj deputetit të saj, Liburn Aliu por edhe aktivistëve të tjerë.

Deputeti Aliu i cili në bazë të Kushtetutës së Kosovës gëzon legjitimitetin dhe imunitetin ka pësuar disa dëmtime dhe ka shenja dhune në fytyrë që sipas Vetëvendosje i janë bërë nga policia e Kosovës në protestën e sotme të organizuar para Qeverisë me moton “Kundër bisedimeve me Serbinë”, pas takimit Thaçi – Daçiç.

Lëvizja “Vetëvendosje!” përmes disa fotografive të publikuara tregon dëmtimet që ka pësur deputeti Aliu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›