E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, fitojnë separatistët, frikë për trazira

Frika e parashikuar për një ndryshim rrënjësor në Spanjën e goditur nga kriza duket se po kthehet në një realitet të prekshëm.

Sondazhet e para pas zgjedhjeve të ditës së dielë tregojnë se partia nacionaliste në rajonin bask të Spanjës ka fituar zgjedhjet, një rezultat që rrit shanset për një pavarësi të rajonit.
 

Konservatorët Nacionalistë Baskë ndodheshin të parët në sondazh, pasuar nga koalicioni Euskal Herria Bildu të krahut të majtë separatist.
 

Në sondazhin në rajonin e Galicia-s, Partia Popullore e qendrës së djathtë e Kryeministrit Mariano Rajoy, ka mbajtur shumicën e saj absolute.

Shifrat tregojnë se Partia Nacionaliste Baske pritet të fitojë 24-27 vende në parlamentin rajonal.Partia Socialiste e opozitës është në vend të tretë me 15 vende,e pasuar nga Partia Popullore (PP) me 11.
 

Zgjedhjet baskë janë para nga aalistët si një pikë kritike për Spanjën në një kohë kur vendi po vuan nga kriza e Eurozonës, ndërsa qeveria e kryeministrit Mariano Rajo po përpiqet të imponojë masa shkurtimesh.
 

Gati 10 vjet më parë, grupi separatist ETA u ndalua nga qeveria spanjolle të merrte pjesë në zgjedhje si një parti politike dhe sipas analistëve kjo shkaktoi krijimin e krahut të majtë.
 

Partia përfaqëson ambiciet politike të atyre që në të kaluarën ETA ka mbështetur, edhe pse ndryshe nga paraardhësi i tij. Spanja është në vështirësi ekonomike që nga viti 2008 kur kriza globale financiare shkaktoi një përplasje të madhe në tregun e pronës, duke shkaktuar humbje të mëdha në bankat e saj.
 

Recesioni i saj është parashikuar të thellohet, dhe qeveritë rajonale të vendit janë të ngarkuar me borxhe të rënda.
 

Papunësia qëndron në rreth 25% në nivel kombëtar, dhe 21% në Galicia, ndërsa nuk kanë munguar dhe protesta kundër shkurtimit të shpenzimeve publike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›