E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia vazhdon aksionet kundër bimëve narkotike

Në vijim të operacioneve të koduara “Era e Jugut” dhe “Hija e Lisit” në komunën Antigone u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas ku ishin mbjellë 233 rrënjë bimë narkotike, Arrestohet në flagrancë kultivuesi i tyre. 

GJIROKASTER- Policia e Gjiroakstrës vazhdon aksionin për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Në vijim të operacioneve të koduara “Era e Jugut” dhe “Hija e Lisit” në komunën Antigone u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas ku ishin mbjellë 233 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa, deri në 80 cm të larta.
Policia njofton gjithashtu se ka kapur në flagrancë dhe autorin e tyre. Ai është Ajet Shehu, banues në fshatin Asim Zeneli. Autori u kap në parcelat e mbjella pasi kishte shkuar për ti ujitur, ku ujin e merrte me tuba plastike nga ujësjellësi që furnizonte ish repartin ushtark të Arshilengos.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›