E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet zjarri në Bjeshkët e Bardhocit

Flakët e zjarrit që përfshinë dje në mbrëmje një sipërfaqe të masivit pyjor të malit të Koretnikut, në afërsi të bjeshkëve të fshatit Bardhoc, rreth 10 kilometra larg qytetit verilindor të Kukësit, janë shuar plotësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Sipas drejtorit të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit të Kukësit, Fatmir Gjana, zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 1,5 ha dhe për shuarjen e tij, veç forcave të repartit zjarrfikës, u angazhuan dhe banorë të zonës. "Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një pakujdesi e barinjve të cilët kullosin bagëtitë e tyre në këtë zonë", shtoi z. Gjana. Ky është rasti i parë i zjarrit që shfaqet në masivet pyjore të Kukësit, në këtë sezon veror.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›