Pukë, trajleri bie në greminë, vdes shoferi
Një person ka mbetur i vdekur teksa makina tip trajler me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë një gremine. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Qafë Mali- Bajram Curri.
PUKE- Një person ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik në aksin Qafë Mali- Bajram Curri në rrethin e Pukës në vendin e quajtur Arrz - Miliska. Një makinë tip trajler ka dalë nga rruga teksa ka përfunduar disa metra thellësi poshtë një gremine.
Aksidenti është shënuar paraditen e sotme, ku sipas policisë drejtuesi Gajur Dervishi ka qënë duke transportuar hekur me mjetin e tij nga Bajram-Curri në drejtim të Tiranës, ku si pasojë e humbjes së kontrollit ka përfunduar në greminë.
Është dashur dy orë punë nga policia për të nxjerrë nga makina viktimen rreth 45 vjec, ndërsa nuk dihet me siguri nëse ka ndonjë tjetër person brenda gabinës së mjetit, për shkak të dëmtimit të madh të saj.
(e.n/News24/BalkanWeb)