E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytje ne Gjirokaster probleme me energjine

GJIROKASTR- Shirat e rrembyeshem te rene gjate nates dhe gjithe paradites kane sjelle permbytjen e mjaft rrugeve banesave e bizneseve ne qytetin e Gjirokastres. Ndersa bulevardi kryesor ne lagjen 18 shtatori eshte kthyer ne kosh mbeturinash.

Keshtu qe prej mengjesit pjesa me e madhe e akseve te brendshme si shkak I bllokimit te kolektoreve kane qene plotesisht te mbuluara nga ujerat duke e bere mjaft te veshtire levizjen e automjeteve dhe kembesoreve. E njejta situate eshte paraqitur ne te gjitha zonat e qytetit duke krijuar nje situate jonormale. Disa banesa karakteristike ne zonen muzeale jane permbytur ndersa qarkullimi i automjeteve ne lagjen 18 shtator dhe Zinxhira paraqet veshtire njoftuan burimet nga Prefektura e Gjirokastres.

Te njejtat burime nenvizuan se energjia elektrike mungon ne disa zona te qarkut kjo per shkak te defekteve qe jane shfaqur gjate shtrengates se shiut.

CEZ Shperndarja raportoi se disa shtylla ne tensionit te larte jane rrezuar por fatmiresisht pa shkaktuar probleme serioze citojne burimet e siperpermendura. Vershimet e ujerave kane sjelle mbetje urbane dhe gure qe kane mbuluar bulevardin kryesor te lagjes 18 shtatori duke e kthyer ate ne nje kosh te madh mbeturinash. Po keshtu thuajse ne te gjitha shkollat si 9- vjecare ashtu edhe te mesme mesimi eshte zhvilluar i pergjysmuar per shkak te problemeve te shumta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›