Policia ve ne pranga tre persona per vjedhjet me dhune
Ne kuader te operacionit policor te koduar Pasagjeri policia e Tiranes ka bere te mundur kapjen e tre shtetasve per vjedhje me arme dhe me dhune. Nepermjet nje njoftimi per shtyp policia sqaron se operacioni eshte realizuar pas nje pune disa mujore me aplikimin e metodave speciale te hetimit. Ne vijim te punes hetimore ne drejtim te zbardhjes teresisht dhe dokumentimit ligjor te tyre u arrit kapja e autoreve ne Tirane dhe ne qytetin e Peshkopise behet e ditur ne njoftim. Nderkohe u mor masa e arrestit dhe ndalimit per shtetasit Berti Limani 21 vjec Hysen Xixa 18 vjec dhe Lulezim Doci 24 vjec te tre banues ne qytetin e Krujes. Aktualisht dyshohet se shtetasit Limani dhe Doci kane vjedhur nen kercenimin e armes automjetin tip Benz taksi me targa AA 038 T. Ngjarja ka ndodhur me date 6 tetor ne Tirane sqaroi policia sipas se ciles nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se shtetasi Limani se bashku me shtetasin A. X. 16 vjec dyshohet te jene autore edhe te vjedhjes me arme te nje tjeter automjeti taksi ngjarje e ndodhur ne 30 janar ne aksin rrugor Vore - Fushe-Kruje. Ne cilesine e proves materiale gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Limani u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 arme zjarri tip pistolete ndersa ne kontrollin e ushtruar ne servisin e Docit u gjet i copetuar ne pjese kembimi automjeti me targe AA 385 T. Nderkohe ne nje tjeter operacion i realizuar nga Komisariati i Policise nr. 6 Tirane eshte bere i mundur parandalimi i nje tjeter grabitje me arme. Policia tha se u arrit identifikimi dhe kapja ne flagrance e 18-vjecarit Diamontino Xhaferri lindur dhe banues ne komunen Vaqarr Tirane. Arrestimi i tij u krye mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Tirane - Durres pasi gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip BMV me targa TR 4828 K te drejtuar nga shtetasi Urim Shkreta u gjeten arme zjarri automatike. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Diamontino Xhaferri ju gjet edhe nje pushke model 56 me kreher me 30 cope fisheke 48 cope fisheke model 56 64 cope fisheke model 54 si dhe 500 grame bime e dyshuar kanabis sativa te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.