E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenshkruhet marreveshja nga BE-ja qe lehteson procedurat per emigrantet

Emigrantet kane qene tema per te cilen kane diskutuar Komisioni Evropian dhe Organizata Nderkombetare per Migrim. Gjate marreveshjes se nenshkruar komisionerja Malmstrom tha se do te behet i mundur lehtesimi i bashkepunimit midis te gjitha organizatave

Te intensifikojme kooperimin ne sektorin e migrimit. Kjo eshte marreveshja e nenshkruar nga Komisioni Evropian dhe Organizata Nderkombetare per Migrim IOM. Komisioneret Sesilia Malmstrom Punet e Brendshme e Andris Pibalgs Komisioni i Zhvillimit dhe drejtori i Pergjithshem i IOM Uilliam L. Suing thote nje komunikate e Komisionit kane nenshkruar nje marreveshje-kuader qe percakton metoda kooperimi me te thjeshta dhe efikase duke lehtesuar e thjeshtuar procedurat per negociatat mes BE-se dhe IOM-it. Kohet e fundit emigrantet kane shprehur shume pakenaqesi ndaj proceseve te gjata qe do tu duhet per te marre dokumentacionin. Gjithashtu emigrantet jane ankuar ndaj qendrimeve te autoriteteve vendase te Bashkimi Evropian qe sipas tyre nuk i kane mbeshtetur per tu ambientuar. Nje tjeter ceshtje qe eshte diskutuar ka qene dhe problemet e fundit ekonomike qe jane verejtur ne vendet qe ka shume emigrante. Per kete gje IOM ka kerkuar nga secili shtet i BE-se qe te kete me shume mundesi punesimi per emigrantet evropiane sepse vetem ne kete menyre nuk do te lejohet paqendrueshmeri ne secilin vend te BE-se.

Marreveshja

Marreveshja eshte e zbatueshme ne operacion program apo projekt te administruar nga IOM dhe i financuar apo i bashkefinancuar nga BE-ja. Organizata Nderkombetare per Migrim ka thene Malmstrom me rastin e ceremonise se nenshkrimit eshte nje nga partneret kryesore te BE-se. BE dhe IOM bashkepunojne cdo dite ne projekte qe nxisin bashkepunimin nderkombetar ne sektore si migrimet e ligjshme e te parregullta dhe zhvillimi. Kjo marreveshje e re do te lehtesoje bashkepunimin praktik mes dy organizatave tona do te heqe pengesat burokratike dhe do t na lejoje te punojme se bashku ne menyre shume me efikase. Fjaleve te Malmstromit i ka bere jehone Pibalgs duke ofruar disa te dhena Dukurite e migrimit ndikojne edhe ne vendet ne zhvillim. Ne mbare boten migrantet jane mbi 200 milione dhe BE eshte angazhuar te perballet me problemet e te ndihmoje vendet qe jane vene perballe sfidave te migrimit. Fale kesaj marreveshjeje te re do te perforcojme bashkepunimin me IOM-in dhe do te ndihmojme ne menyre me efikase migrantet qe kane nevoje per ndihmen tone.

Organizata IOM

IOM eshte Organizata Nderkombetare per Migrimin dhe ne shume raste ka dale ne mbrojtje te te gjithe emigranteve si brenda Evropes dhe jashte saj. Per kete marreveshje ata jane shprehur shume te kenaqur pasi realizon interesin e mijera emigranteve te shperndare ne te gjithe kontinentin e vjeter. Me ne fund kemi realizuar nje marreveshje qe pritet te jete nje mundesi me teper per te gjithe emigrantet - ka thene nje prej perfaqesuesve te Organizates Nderkombetare te Migrimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›