E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafer Peci Ju tregoj per transportierin e blinduar qe levizte Enver Hoxhen ne tunelet nentoksore te Tiranes

Kush eshte Xhafer Peci

Ish-komandanti historik i Gardes se Republikes Xhafer Peci ka kryer arsimin e mesem ne Shqiperi. Me mbrapa ai iu vu studimeve vetem ne fushen ushtarake. Menjehere duke filluar nga viti 1947 perfundoi studimet ne tri nga akademite me te njohura te kohes qe ishin ne Bashkimin Sovjetik. Keshtu ne vitet 1947-1950 perfundoi Akademine Ushtarake ne degen e Kembesorise. Ne vitet 1951-1954 perfundoi Akademine Frunxe dhe ne vitet 1958-1960 si kishte punuar ne karrieren ushtarake per kater vjet perfundoi Akademine e Shtabit te Pergjithshem Voroshillov.

Pas ketij arsimimi ambicioz Xhafer Peci ka kryer ne ushtri detyra qe nga me te thjeshtat deri te me specifiket apo te karrieres sic quhen ndryshe. Keshtu ato detyra kane vijuar Komandant brigade ne Shkoder shef i shtabit te brigades se Korces komandant i brigades se pare te mekanizuar te Shtabit te Pergjithshem ne Tirane pastaj serish ka kaluar ne Korce ku ka kryer detyren e komandantit te brigades se tete malore te Korces. Pas ketyre ne vitin 1966 kaloi ne Drejtorine Operative te Ministrise se Mbrojtjes ku drejtor ishte gjenerali i famshem Vaske Gjino. Me tej ne vitin 1969 kaloi drejtor i Drejtorise se Kufirit ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe qe nga viti 1972 deri ne vitin 1982 ka kryer detyren e komandantit te Gardes se Republikes.

Enver Hoxha mund te levizte nen toke me transportier te blinduar

Ishin marre masa te plota edhe nese Enver Hoxhes apo udheheqesve te tjere per situatat qe mund te krijoheshin gjate zhvillimit te luftimeve mbi toke do tu duhej te leviznin nga shtepia e nendheshme.

Keshtu atyre mund tu duhej te shkonin ne vendkomanden qendrore per te drejtuar luftimet apo te shkonin ne ndonje ministri apo edhe per tu larguar se mund te rrezikohej jeta e tyre se mund te binin te gjalle ne dore te armikut.

Pra ishte menduar qe atij te mos i ndodhte asnjehere ajo qe i ndodhi Sadamit apo dikujt tjeter qe iu zbuluan hyrjet e nendheshme dhe i kapen te gjalle. Me Enver Hoxhen nuk mund te ndodhte se per te ishin menduar rruget e nendheshme.

Per kete gje ishte ne dispozicion nje transportier i blinduar. Ai mund te merrte per shembull Enver Hoxhen apo kedo tjeter dhe ta conte per ku te deshironte ai pavaresisht se gjate transportit mund te ishte nje situate luftarake teper kritike.

Kishte edhe projekte nentokesore qe nuk munden te perfundonin

Ka qene nje projekt tjeter per te bere nje tunel te nendheshem qe te lidhte Bllokun ku banonte udheheqja te dilte te universiteti dhe te perfundonte ne Pallatin e Brigadave por qe pas traktativave te para nuk u realizua.

Kjo per faktin se toka nuk dha garanci mbajtjeje te kesaj lidhjeje te tuneliziuar.

Ka pasur gjithashtu traktativa per te siguruar rruge nentokesore per te shkuar nga Linza per ne malin e Dajtit ku do te ishte edhe vendkomanda qendrore ne te cilen do te vendosej Keshilli i Mbrojtjes se Shtetit ne rast lufte.

Mijera forca dhe qindra tanke ne dispozicion te Bllokut

Per mbrojtjen e Bllokut ne kohe paqeje ishte llogaritur nje efektiv prej me se 5-6 mije ushtaresh e oficeresh.

Kishte gjithashtu edhe rreth 100 tanke qe mbaheshin ne gatishmeri te plote luftarake per te shkuar ne sigurimin e vilave qe ne momentin e pare te dhenies se alarmit.

Nje rezerve e plote me 2-3 brigada qe perbenin mijera forca. Njera nga keto brigada ishte vetem me mjete te blinduara dhe ndodhej e dislokuar ne Sauk ne gatishmeri te plote per te nderhyre ne cdo cast qe do te merrte qofte edhe sinjalin me te vogel.

Enver Hoxha do te rrinte ne ate shtepi ne rast bombardimi te baneses mbi toke pa u shqetesuar cfare mund te ndodhte mbi toke.

Nga shtepia e Enverit ishte nje tunel i nendheshem qe dilte te shtepia e Mehmet Shehut ne krah te selise se ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes dhe dilte pikerisht ne bodrumet e selise se Komitetit Qendror dhe prej andej pershkonte bulevardin kryesor Deshmoret e Kombit dhe del pikerisht te selia e qeverise.

Ishin marre masa qe aty te funksiononte gjithcka si dhe jashte ne kohe paqe. Keshtu udheheqja ne rast lufte do te ishte brenda ne vendkomande dhe aty do te funksiononin deri te zyrat perkatese per ministrite e vecanta te cilat do te vazhdonin veprimtarine. Nderkohe ishte llogaritur qe te dilte edhe gazeta e perditshme.

Ndersa ne mediat neper bote na japin pamjet misterioze te vilave dhe bunkeret e nendheshem te diktatoreve duke filluar qe te Hitleri apo Stalini e deri se fundmi te Sadami apo te dikush tjeter ne mesojme edhe per pamje te tilla ne Tiranen tone ku harxhimet per nje udheheqje qe drejtonte 2 milione banore kane qene te shkalles sikur te ishin lideret e botes.

Per here te pare nga goja e ish-komandanti historik te Gardes se Republikes se periudhes komuniste mesohen sekretet e pabesueshme te Bllokut. Cilat jane misteret e banesave dhe rrugeve te nendheshme te lidereve te kuq dhe si do qarkullonin ata ne rast lufte

Xhafer Peci Sot dua tju tregoj per transportierin e blinduar qe levizte Enver Hoxhen ne tunelet nentokesore te Tiranes

Enver Hoxha mund te levizte nen toke me transportier te blinduar ne cdo situate

Nje siperfaqe e konsiderueshme toke ne qender te Tiranes e cila ne pamje te pare mbrohej me ushtare te zakonshem te Gardes se Republikes. Kjo ishte pamja qe shikonte gjithkush qe kalonte ne xhiro ne ate kohe ne bulevardin kryesor. Ndersa kthente koken nga rrinin siluetat e ngrira te ushtareve te sherbimit vetetimthi kuptonte gatishmerine e tyre ne mbrojtje te jetes se drejtuesve te shtetit. Vetem kaq. Madje kalimtari ndersa ecte duke biseduar as nuk permendte askend prej tyre madje nuk nderronte edhe temen rutine te bisedes.

Ehellip ndersa ai territor qe po ruhej me fanatizem nga ushtaret e dukshem te Gardes ne publikun e gjere u etiketua jo me zhargonin e zakonshem sic mund te kuptohej p.sh. lagjja e udheheqjes por ai u quajt Bllok.

Dhe me te vertete ai Bllok e justifikoi tamam etiketimin e dhene. Kjo per faktin se njerezit qe jetonin brenda tij u distancuan nga jeta normale e popullit me kilometra drite larg. Ata njerez i kishin dhene vetes jo vetem te drejten te distancoheshin nga jeta qofte mesatare e popullit por edhe te drejtonin ne perjetesi duke mos njohur pension aq sa dukeshin te pazevendesueshem. Madje edhe krushqite kaurdiseshin mes lidhjeve farefisnore brenda atij ishulli te paprekshem.

Gjithcka mori trajten e zakonshme saqe cdo ndergjegje shqiptari u mesua me kete fakt aq sa e konsideronte edhe fat qe me se fundi shteti ishte marre ne drejtim nga njerez te zgjedhur dhe qe e justifikonin pozicionin.

Gjithcka u thye ne ate pranvere te vitit 1993 kur ai Bllok u shperbe. Atehere pame se ata njerez nuk kishin asnje dallim nga kultura mesatare e njerezve te tjere. Por me e vecanta ishte kur u pa diferenca ekonomike dhe luksi ku kishin lundruar per 50 vjet me radhe. Pas kesaj gjithkush i ka bere pyetje vetes se si ka mundesi qe ata njerez qe e konsideronin veten patriotet me te zgjedhur te kombit ti lejonin vetes gjithe ate luks

Porhellip

Vitet kane rrjedhur dhe cudirat e kuriozitetet skane te sosur me ishullin misterioz ne qender te kryeqytetit tone te rraskapitur nga situatat imagjinare.

Ndersa mediat neper bote na japin pamjet misterioze te vilave dhe bunkeret e nendheshem te diktatoreve duke filluar qe te Hitleri apo Stalini e deri se fundmi te Sadami apo te dikush tjeter ne mesojme edhe per pamje te tilla ne Tiranen tone ku harxhimet per nje udheheqje qe drejtonte 2 milione banore kane qene te shkalles sikur te ishin lideret e botes.

Te mendonin me te vertete se ata pergatiteshin te luftonin kunder vendeve te NATO-s dhe vete Amerikes sic e propagandonin

Mund te besosh se ata kishin bindje se mund te fitonin nje lufte te tille

Sepse te tilla masa ishin marre per sigurine e tyre.

Jane miliona dollare qe i merreshin buxhetit te shkaterruar te shtetit per te mbajtur ne eficence mijera ushtare dhe tekniken luftarake qe rrinte nate e dite ne gatishmeri se mos u ndodhte gje lidereve te te cilet populli kishte varur shpresat e jetes.

Keshtu eshte edhe lajmi qe mesojme se fundmi.

Jane investime astronomike qe jane bere per te ruajtur ate grusht njerezish ne rast sulmi nga vendet e NATO-s dhe Amerika se bashku.

Bodrume dhe tunele te tera per te parashikuar cdo situate.

Gjithsesi vec cudise ze vend edhe kurioziteti i funksionimit te nje shteti diktatorial pavaresisht se ka brenda tij nje popull te vogel ne numer per te perballuar agresione te tilla sic mund te mendonin mendjet e shfrenuara te asaj kohe.

Pikerisht keto tunele dhe ndertime te nendheshme na i rrefen vete ish-komandanti historik i Gardes se Republikes se asaj kohe Xhafer Peci i cili per dhjete vjet ne krye te Gardes ka drejtuar jo vetem sigurimin e udheheqjes por ka bere fortifikimin e plote te Bllokut.

Zoti Xhafer kur jeni emeruar ne detyren specifike si komandant i Pergjithshem i Gardes se Republikes

Ka qene viti 1972 kur une u emerova ne ate detyre ne te cilen ndenja plot 10 vjet deri ne qershor te vitit 1982.

Nga sa reparte perbehej Garda ne ate periudhe

Ne momentin qe une mora detyren e komandantit te Gardes ajo funksiononte me organiken e miratuar ne vitin 1971 pra ate te nje viti me pare se une te merrja detyren. Efektivat e Gardes ishin te vendosur ne reparte te shperndara ne te gjithe Shqiperine si ai i qytetit te Tiranes ne Dajt Mullet Kerrabe Durres Vlore Lezhe Pogradec si dhe ne pikat e tjera ku ishte e nevojshme ruajtja dhe sigurimi i vilave te udheheqjes se larte te shtetit.

Nga cfare kriteresh percaktohej shperndarja e atyre reparteve

Ato reparte ishin vendosur ne baze te detyrave ligjore qe kishte Garda e Republikes.

Cila ishte detyra kryesore e saje

Garda e Republikes kishte si detyre kryesore te ruante jeten e udheheqjes se larte te shtetit dhe te familjeve te tyre.

Kur u vendos qe te sigurohej gjithe zona ku ishin banesat e shtetareve te larte

Ne fillim para se te prishnim marredheniet me ish-Bashkimin Sovjetik nuk ka qene e ndaluar te kaloje ne zonen qe me mbrapa u quajt Blloku i Udheheqjes. Ne rruget brenda tij madje dhe shume afer banesave te drejtuesve me te larte mund te kalonte kush te donte dhe si te donte pasi rojet e Gardes kishin detyre te benin vetem sigurimin e banesave te tyre. Ka qene pikerisht viti 1961-1962 kur eshte marre vendimi qe te ruhej e gjithe zona ku jetonin drejtuesit e shtetit. Ne kete moment u bllokuan nga rojet tona te gjitha rrugekalimet qe te conin ne ate lagje qe me mbrapa u kthye ne mister dhe qe prej asaj periudhe u quajt Blloku i Udheheqjes.

Cili ishte shkaku qe banesat e shtetareve te larte te mbroheshin ne grup

Ajo periudhe pra vitet lsquo61-lsquo62 korrespondon me prishjen e marredhenieve te Shqiperise me ish-Bashkimin Sovjetik. Pas kesaj megjithese per fat u be lidhja me shtetin kinez serish po ndihej nje izolim qe i vuri ne gjendje lufte strukturat e larta te shtetit. Ne kete periudhe kemi pikerisht nje angazhim te ri te vendeve te Traktatit te Varshaves dhe te NATO-s. Pas gjithe ketyre zhvillimeve ne arenen politike te jashtme skishte si te mos shtohej frika per faktin se ishin momentet qe mund te prisje gjithcka te keqe qe mund te mendoje.

Ju thate se u shtua izolimi ne nje kohe qe lidhja me ruset u zevendesua me kinezet

Lidhjet e para me Kinen ishin vetem ne fushen ekonomike madje ishte heret te flitej per aspektin ushtarak. Keshtu qe lindi detyra emergjente qe jo vetem te sigurohej i gjithe territori i zones se banesave te vipave por duhej patjeter per te bere fortifikimet e asaj zone te cilat do te perballonin ndonje sulm qe mund te merrej ne cdo cast qofte nga toka dhe qofte nga ajri.

Nga filloi fortifikimi

Ne fillim u morem me bodrumet e vilave. Aty ku ishin pak a shume qofte dhe jo ne gjendje funksionale ne i kthyem menjehere te pershtatshme per te bere nje jete normale ne to pavaresisht se ishin nen toke dhe mbi te mund te zhvillohej lufte. Qellimi ishte qe ne cdo rast qe mund ti perdorte familja te kryente ne to aktivitetin e nevojshem dhe te domosdoshem per kohen. Ketu fjala eshte qe funksionari qe ishte ne ate shtepi te ishte ne gjendje qe te fillonte zbatimin e detyres funksionale edhe ne ato kushte. Pas kesaj ishte menduar edhe levizja per ne vendkomanden qendrore nga ku do te drejtohej lufta.

A i kishit mundesite qe te leviznit nje shtetar te larte ne kohe lufte

Po po per kete gje ishte ne dispozicion nje transportier i blinduar. Ai mund te merrte per shembull Enver Hoxhen apo kedo tjeter dhe ta conte per ku te deshironte ai pavaresisht se gjate transportit mund te ishte nje situate luftarake teper kritike.

E lame pergjigjen te bodrumet e banesave...

Po perfunduan ne menyre te shkelqyer te gjitha bodrumet ne te gjitha banesat ashtu si dhe ne godinat kryesore te shtetit sic ishte godina e selise se Komitetit Qendror te Partise godina e qeverise ministrite etj. etj. Ne kete rast beme kujdes ne ato objekte ku nuk kishte bodrume. Ne raste te ketilla ne beme bodrume te reja duke thelluar katin e pare derisa arrinim kubaturen e parametrave te kerkuar.

Si e pershtatet bodrumin ne shtepine e Enverit

Vilat e Enverit dhe te Mehmet Shehut u bene te reja keshtu qe u be projekti i pershtatshem qe ne fillim qe ato te kishin ambientet nentokesore teper te pershtatshme. Ndersa sic te thashe u rregulluan nga ekzistueset. Por kur te them u rregulluan dhe u krijuan kushte te pershtatshme duhet te keni parasysh se u mendua qe te pastertia te madhesia te kuzhina dhe magazina e ushqimeve te zyra e punes dhe te nderlidhja qe Shtetari do te siguronte nderlidhjen me koleget per te rakorduar veprimet. Ishte menduar qe te kishte ndricim dhe ne rast te nderprerjes se energjise per kete ishin menduar moto gjeneratoret. U moren masa qe te kishte mbyllje hermetike me dyer te posacme ne rast te hedhjes lende helmuese luftarake. Mirepo ne kete rast te mbylljes hermetike te bodrumeve ishte menduar edhe per mundesine e sigurimit te ajrit te paster. U moren masa per ndertimin e nje sistemi hidraulik teper modern per te bere te mundur sigurimin e ujit te paster ne cdo moment dhe jo vetem kaq por u pergatiten edhe rezervuar teper te pershtatshem per te mbajtur ujin te fresket etj. etj qe une nuk po i permend se ne keto strehime ishin menduar aq shume elemente sa qe ishin kthyer ne qendra moderne.

Kush u mor posacerisht me projektet e bodrumeve te Bllokut

Projektet e fortifikimit te Bllokut u bene nga drejtoria e Xhenios e Ministrise se Mbrojtjes e cila kishte detyre funksionale per te gjitha fortifikimet ne vend. Projekti qe po flasim u be sipas kerkesave te gatishmerise ku ishin menduar qe ne fillim te projektit te gjithe elementet perberes te fortifikimeve sidomos te bodrumeve per te cilet une te fola deri tani. Pas perfundimit nga grupi i specialisteve xheniere ai projekt u firmos nga drejtori i Xhenios dhe zevendesministri Medi Backa. Pas kesaj gjeti menjehere zbatim ku u arrit ai fortifikim qe te fola dhe te cilin e shikoni dhe vete sot.

Ne cfare shkalle ishte fortifikimi ne fjale

Ai ishte i diktuar nga lloji i armeve qe ishin ne dispozicion te armiqve tane te mundshem kryesisht te vendeve te NATO-s. Pra nuk ishte me deshire por qe ato te perballonin trysnine e bombes apo predhes me te rende dhe kjo ishte arritur.

Ku e kishit provuar

Lloj betonimesh te tilla jane provuar jo vetem me prova kampionesh por edhe kur kane qene perfunduar plotesisht. Dhe keto prova jane bere edhe duke futur brenda tyre bageti por edhe duke futur njerez. Dihet qe provat kane rezultuar jo vetem te suksesshme por edhe emocionuese pasi ato rezultate i konsideronim suksese te medha.

Ku i kini bere provat

Provat me arme te tilla nga ajri dhe me mjete te artilerise beheshin vetem ne poligone te posacme te miratuara nga qeveria dhe te mbeshtetura ne disa procedura zbatuese teper te forta.

Juve personalisht ju dukej i drejte gjithe ky angazhim dhe harxhim

Si nuk me dukej Mos bej analiza me konceptet e kohes se sotme por me psikologjine dhe me realitetet politike dhe ushtarake te asaj kohe. Pastaj eshte ne dinjitetin e nje shteti te siguroje autoritetet me te larta te tij. Une nuk po flas ketu per emra por per funksione dhe ne kete rast duhet ti jepet dinjitet shtetit kur njerezit e tij qe jane ne drejtim kane kushte te pershtatshme per kete gje ne cdo situate. Pse nuk duhet te jene udheheqesit e tanishem ne kushte te ketilla per raste kritike Dhe ne qofte se nuk ndodhin kurre masat duhet te merren sepse qe te quhet shtet duhet te jene te gjitha elementet perberese te tij duke filluar qe nga sigurimi i drejtuesve te larte.

Nga shtepia e Enver Hoxhes kishte tunel daljeje te fshehte

Nga shtepia e Enverit ishte nje tunel i nendheshem qe dilte te shtepia e Mehmet Shehut ne krah te selise se ish-Komitetit Qendror te Partise dhe dilte pikerisht ne bodrumet e selise se Komitetit Qendror dhe prej andej pershkonte bulevardin dhe del pikerisht te selia e qeverise.

Vilat njera me tjetren a komunikonin me tunelin

Jo jo. Ato sic te thashe kishin vetem bodrume. Nuk flitej per tunele qe te lidhnin te gjitha banesat e Bllokut sepse nuk ishte e nevojshme pasi kishte edhe shume personalitete te larta qe nuk i kishin shtepite ne Bllok.

Cilet ishin

Adil Carcani Kadri Hazbiu Shefqet Peci Haxhi Lleshi etj. vilat e te cileve ruheshin si objekte te rendesise se vecante.

Ka pasur plan per fortifikime te metejshme te Bllokut

Ka pasur posi. Ka qene nje projekt per te bere nje tunel te nendheshem qe te lidhte Bllokun ku banonte udheheqja te dilte te universiteti dhe te perfundonte ne Pallatin e Brigadave por qe pas traktativave te para nuk u realizua.

Pse

Sepse toka nuk dha garanci mbajtjeje te kesaj lidhje te tunelizuar. Ka pasur gjithashtu traktativa per te siguruar rruge nentokesore per te shkuar nga Linza per te shkuar ne Dajt ne vendkomanden qendrore ku do te vendosej Keshilli i Mbrojtjes se Republikes ne rast lufte.

A nuk kishit transportier te blinduar ne dispozicion

Behej fjale ne rastet kur mund te prishej rruga. Duhet te keni parasysh se atehere merreshin parasysh te gjitha okazionet e mundshme ne rastet e nje diskutimi per parashikim lufte keshtu qe do te mendoje te gjitha qe mund te te ndodhnin me kushtin qe te arrije fitoren e kerkuar.

Jeni i bindur se ne fitonim mbi koalicionin e armiqve sic pretendohej

Po edhe fitoje po te kesh parasysh kushtet dhe betimin solemn te njerezve per te dhene jeten per atdheun. E kupton se nuk jane keta njerez qe kemi sot por ishin krejt ndryshe E kupton se ata njerez shkonin me kenge ne goje per te vdekur par ate qe u ishte thene se ishte ideali i tyre Prandaj dhe situatat duhet ti diskutosh me kohen dhe psikologjine e atehershme.

Po pse nuk u be rruga nentokesore per ne Dajt

Nuk u be per shkak te pamundesise financiare se atehere ne i preme marredheniet me Kinen dhe nuk kishim as nje mbeshtetje per momentin. Ajo veper e fshehte qe ishte projektuar kishte nje kosto goxha te rende.

Cfare detyre kryente Garda pervec sigurimit te udheheqjes dhe familjeve te tyre

Pervec te tjerash detyra e Gardes ishte te siguronte dhe vendkomandat e kohes se luftes.

Ku ishin ndertuar keto vendkomanda

Keto ishin vendosur sipas planit operacional ne kohe lufte. Keshtu sipas atij plani keto vendkomanda ishin ndertuar ne Skrapar Devria te zones se Tomorices Kerrabe Dajt etj.

Si ishin te ndertuara keto vendkomanda

Keto quheshin Vendkomandat e Parti-Pushtetit. Ato ishin dhoma te ndertuara ne tip tuneli nen toke ku ishin marre te gjitha masat per nje jetese dhe komandim normal te trupave qe do te zhvillonin luften ne zonat perkatese qe u perkisnin llojeve te sherbimeve dhe te armeve. Por kur une them qe ishin te pershtatshme per jetese te drejtuesve kryesore te operacioneve duhet te kesh parasysh qe ishin marre masa per te pasur ne menyre shume te pershtatshme te gjitha kushtet e jeteses. Ishte menduar qe nga sistemi i ndricimit Ventilimit Nderlidhjes Radiodrejtimit ajrimit ushqimit pushimit etj. Ne vendkomande kishte ne dispozicion nje personel te gjere per te siguruar te gjithe elementet e gatishmerise qe folem me larte.

Rreth sa vete mund te ishte ky personel

Per tu mbajtur gatishmeria e te gjithe elementeve qe theksuam me lart ishte ne gatishmeri te rregullt nje personel jo me pak se 20 veta. Ishin marre masa qe aty te funksiononte gjithcka si dhe jashte ne kohe paqe. Keshtu udheheqja ne rast lufte do te ishte brenda ne vendkomande dhe aty do te funksiononin deri te zyrat perkatese per ministrite e vecanta te cilat do te vazhdonin veprimtarine duke derguar nota qeveritare apo duke derguar njoftime te ndryshme diplomatike ne shume vende qe do te paraqiteshin te nevojshme. Jo vetem kaq por ishte ne gjendje te dilte dhe gazeta e perditshme pasi ishin marre masa te ishte ne gatishmeri deri te shtypshkronja.

Te dilte gazeta

Po po te dilte gazeta. Ishin marre masa qe shteti te funksiononte rregullisht me te gjithe elementet e vet. Ishin llogaritur keta elemente me qellim qe populli te merrte informacion apo te kishte mundesi te ndiqej praktika e luftes pra te shpalleshin heronjte publike gjate zhvillimit te luftimeve te cilet do te botoheshin ne gazete. Ju e keni te qarte se cfare efekti benin traktet ne kohen e Luftes Nacionalclirimtare. Mirepo ajo ishte jo nje praktike e shpikur nga partizanet tane por nje praktike e huazuar nga shtete te tjera qe kishin qene me te organizuar ne lufte.

A kishte ushqime

Patjeter. Brenda ne nje vendkomande ishin te gjitha llojet e ushqimeve qe nga vaji sheqeri orizi konserva mishi e deri te buka apo dhe shume e shume lloje te tjera ushqimesh. Pra kur te thash qe ishin marre masa qe poshte tokes ishin zyrat e drejtimit Te quajtura vendkomanda ne te cilat udheheqja me e larte e shtetit bente nje drejtim normal dhe nje jetese normale duhet te dini se per cdo element ishte menduar me se miri jo me ore e minuta por me muaj dhe ishin kaluar ne shume prova. P.sh. flitet per ventilimin dhe ajrimin. Per kete element ishin siguruar kushte qe brenda te kishte qarkullim te rregullt ajri jo vetem me motokompresor por edhe natyral. Nga ana tjeter ishin marre masa te rrepta luftarake per te siguruar ato zyra nentokesore nga nderhyrja e lendeve helmuese luftarake te cilat gjate luftimeve do te ishin te pashmangshme pra do te hidheshin me patjeter ne mos ne nje rast do te hidheshin ne nje rast tjeter. Dyert dhe oxhaqet e ajrimit kishin mbyllje hermetike. Ne kete rast perdorej elektrokompresori per ajrim dhe gjithashtu e gjithe udheheqja kishte mbajtese kundragazi ashtu sic kishte gjithe populli te cilat ishin te ndertuara sipas numrit te kokes se gjithsecilit.

Kishte Enver Hoxha kundragaz

E mendon se nuk mund te kishte Keto ishin masa te ruajtjes dhe te sigurise se tij qe ishte personaliteti me i larte i shtetit. Kundragazi apo ndonje element tjeter i domosdoshem qe i sherbente gatishmerise se perhershme per te ruajtur personalitetet ne rast goditjesh kimike dhe bakteriologjike mbaheshin ne cdo moment ne makine ne zyre ne shtepi apo kudo qe ndodheshin personalitetet.

Ketu flitet jo vetem per Enver Hoxhen por per te gjitha personalitetet. Madje kjo mase ishte marre per gjithe popullin. Ju duhet ta mbani mend qe gjithe populli ne depot ushtarake te forcave vullnetare qe kishte ne cdo lagje apo fshat kishte vec pajimeve te tjera luftarake edhe kundragazet te zgjedhura sipas mases se kokes. Dhe kjo mase e mbrojtjes nga armet kimike dhe bakteriologjike ishte marre pas intensitetit te prodhimit te armeve kimike nga armiqte tane te mundshem.

Kishte rrezik kimik per Enver Hoxhen

Patjeter qe kishte. Megjithate ne si rangje te sigurimit te udheheqjes ishim te detyruar te merrnim parasysh cdo rast rreziku te mundshem.

Ne rast se nuk do te kishte energji si do te benit per ajrimin

Kishim marre masa me moto-dizel. Ju thashe qe duhej te kishte efikasitet drejtimi.

Thate se kishte disa vendkomanda ne gjithe Shqiperine

Ju thashe qe kishte sipas llojeve dhe shtrirjes gjeografike te operacioneve ne shkalle vendi. Keto vend komanda kishin nje nderlidhje te plote me njera-tjetren. Keshtu qe mbahej freskia dhe ritmi i komandimit ne te gjithe vendin njekohesisht.

Cfare detyre kishte Garda ne ato vite

Vec ruajtjes se personaliteteve sic te thashe pak me pare Garda e Republikes kishte detyre tjeter qe te ruante dhe objektet e rendesise se vecante.

Cilat ishin objekte te rendesise se vecante

Objektet e rendesise se vecante qe do te merreshin ne ruajtje nga Garda e Republikes ishin caktuar me vendim te posacem te Keshillit te Ministrave. Si p.sh. Radio Tirana Pallati i Brigadave Kryeministria selia e Komitetit Qendror te Partise se Punes Vilat e Pritjes keto jo te gjitha.

Po te tjerat qe nuk i ruante Garda por qe kishin rendesi specifike

Ato i ruanin deget e Puneve te Brendshme te rretheve me forcat qe kishin ne dispozicion.

Per sa efektive te Gardes behej fjale ne ate kohe

Kishte shume. Une te thashe qe kishte reparte te shperndare ne te gjithe territorin.

Nuk besoj te jete akoma sekret per vete faktin se ajo organike nuk funksionon me.

Per kohe paqe ishte llogaritur nje efektiv prej me se 5-6 mije ushtare dhe oficere. Mes tyre kishte teknike teper te specializuar qe u pergjigjeshin te gjitha detyrave te kohes ne frontin ku ishin.

Pse ishte llogaritur efektiv tjeter per kohe lufte

Po. Atehere sic benin rreshtimin e popullit krah forcave aktive te ushtrise kishte dhe Garda e Republikes forcat e saj rezerviste te cilat kryenin veprimtarine e perditshme ne frontet e prodhimit. Keta njerez te cilet sipas organikes se plote plotesonin detyrat e Gardes i perfeksiononin detyrat e tyre organike qe ishin te detyruar te kryenin ne kohe lufte gjate stervitjeve te gatishmerise qe zhvilloheshin cdo vit. Jane ato zboret qe kuptohen ne gjuhen e thjeshte popullore.

Sa forca ishin llogaritur per te plotesuar detyrat e Gardes ne rast lufte

Ishin shume. Duhet te keni parasysh se ne kohe paqeje kishim nje pjese te vogel te detyrave te kompletuara me ushtarake aktive keshtu qe mund te ishin dhe pothuajse aq forca qe ishin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›