E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia,ndihmë Ujësjellësit ndaj shkelësve të ligjit



Tashmë punonjësit e ujësjellësit do të kenë ndihmën e policisë nëse gjatë punës së tyre kur do të presin lidhjet e pa ligjëshme do të hasin probleme me qytetarët. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Sahit Dollapi, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Kreu i policisë së kryeqytetit ka treguar gatishmëri për të ndihmuar punonjësi e ujësjellësit.

Ndërkohë sipas marrëveshjes, Policia e Shtetit, merr përsipër të mbështesë UKT në kryerjen e disa prej detyrave të saj ligjore: për arkëtimin e faturave apo për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të konsumatoreve të lidhur në mënyrë të kundraligjshme në rrjet dhe konsumatorëve debitorë të ujit. Gjithashtu, kjo marrëveshje garanton se "kur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës për mbështetjen e punonjësve te UKT sh.a hasin në veprime të kundraligjshme apo të dhunshme nga ana e subjekteve kundravajtes, sipas rastit, bëjnë shoqërimin e tyre në komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›