KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në Gjilan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën certifikoi zgjedhjet për kryetar të komunës së Gjilanit. Zgjedhjet u certifikuan pasi që nuk kishte ndonjë ankesë dhe paraprakisht, ishin miratuar nga KQZ.
Kryeshefi i SKQZ-së, Xhemajl Peqani, e informoi KQZ-në për aktivitetet në përgatitjen e zgjedhjeve në komunën e Istogut dhe të Parteshit.
Ai bëri të ditur se partitë politike kanë dërguar listat e anëtarëve të KV-e në KKZ të Istogut, dhe të hënën këto propozime do të vijnë në SKQZ, dhe pastaj do të paraqiten në KQZ.