E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ishte Korca ne kohen e hamameve

05/10/2010Perse i ndaluan grate e Korces te laheshin atje urdhri i ndeshkimit per ato qe i frekuentonin

KORCE- Kishte ardhur nje kohe tjeter. Grate dhe vajzat e Korces nuk laheshin me ne govate ashtu si me pare. Tani qyteti kishte hamamet e veta. I pari ishte ndertuar nga fundi i shek XV nga Iljaz bej Mirahori ndersa i dyti u ndertua nga Dhimiter Pilika. Ky hamam ngrihej perballe kishes se Shen Gjergjit aty ku sot ngrihet biblioteka ose aty ku dikur zinte fill shtrirja e pazarit. Pilika kishte qene emigrant me Egjipt dhe ate kohe sapo ishte kthyer qe andej. Te paren pune qe beri ishte ngritja e hamamit jo vetem per burrat por edhe per grate. Ne fillim kur ishte degjuar emri hamam plakat kishin cjerre faqet me thonj kishin bere u-pu-pu dhe nen ze e me ze kishin thene Po prishet bota . Si mund te shkojne grate dhe cupat te lahen ne nje vend te botes qe nuk eshte shtepia e tyre . Si mund te zhveshin te gjitha rrobat e trupit . Thone qe lahen lakuriq fare Per plakat dicka e keqe kishte per te ndodhur ne Korce. Mblidheshin te sofatet e portes dhe pyesnin njera-tjetren Si behet larja ne ate vend te mallkuar qe quhet hamam. Nuk kishin guxim te shkonin e te shihnin se cfare behej atje sepse bota do te thoshte qe edhe plakat kishin dale nga fiqiri.

Fillimi

Ne fillim as grate dhe vajzat e reja nuk kishin dashur te shkonin e te laheshin ne hamam. Por se si ndodhi qe shkuan edhe grate askush nuk mund ta thote. Duket se disa prej tyre kishin mundur tua prishin mendjen burrave. Ndoshta nga qe flitej se hamami ishte shume i bukur dhe komod tregonin qe ne hamamin e grave nuk lejoheshin te afroheshin burrat thoshin qe atje nuk lahesh me uje po me avull. Grate dhe vajzat kishin degjuar se larja ne hamam te zbukuronte dhe i jepte shkelqim lekures. Hamami ishte kthyer ne nje cudi. Grate nuk kishin ndonje faj sepse te gjitha keto i kishin degjuar nga burrat. Ata kishin qene te paret qe ishin lare atje. Kur u binte rasti te ziheshin me bashkeshortet ato u thoshin Kini te drejte ju se laheni ne hamam ju ka ikur mendja fare keni filluar te shkoni edhe dy here ne jave kurse per ne grate ka mbetur vetem govata . Sherret do te vazhdonin deri sa nje dite disa gra hyne ne hamam. Akulli ishte thyer. Pati shume njerez qe folen keq per grate e hamamit kishte edhe nga ana qe qendruan te heshtur sic pati dhe te tjere qe thane se larja e grave ne hamam nuk ishte ndonje turp. Me fanatiket menduan se pas fjaleve qe u degjuan per grate qe u lane atje nuk do te kishte me grua qe te shkonte hamam por nuk ndodhi keshtu...

Fitorja e grave

Grate e kishin fituar luften. Gra te tjera moren guximin e shkuan atje. Plakat serish filluan te flisnin se grate e sotme jane te cmendura te gjitha. I kishin fajet burrat qe u kishin hequr kapistren dhe po i linin te livadhisnin sic u donte qejfi. Po prishet bota Te moshuarve u vinte keq qe nuk po gjenin dot perkrahje nga djemte e tyre. Sa here flisnin per hamamin ata pergjigjeshin Po nuk eshte vetem Korca qe ka hamam. Hamam ka edhe ne Tirane edhe ne Kruje edhe ne Elbasan edhe Shkoder edhe ne Durres edhe ne Corovode edhe ne Delvine edhe ne Gjirokaster edhe ne Lezhe edhe ne Berat edhe ne Qenka bere bota hamam pse nuk thoni pergjigjeshin plakat por nese eshte cmendur bota shtepia jone nuk do te cmendet. Nusja jone do te lahet ne govate .. Me kot po beheshin perpjekje te tilla. Grate nisen te therrisnin njera- tjetren dhe shkonin se bashku per tu lare. Kishin lene nje dite te caktuar. Kur ktheheshin ne shtepi ishin gjithe shend e vere. E po nuk mund te laheshin gjithe jeten ne govate

Hamami

Hamami vertet kishte qene nje cudi. Ishte nje ndertese e bukur e zbukuruar me piktura kishte vend ku prisje te te vinte radha. Deri atehere mund te qendroje ne dhomen e pritjes ku te qerasnin me caj apo me dicka tjeter. Edhe ne kete dhome bente ngrohte. Grate pinin cajin e benin thashetheme flisnin ndonjehere edhe per politiken. Pastaj pyesnin njera-tjetren se si kishin bere deri me sot qe ishin lare ne govate. Qeshin me te kaluaren e tyre. Dilnin ne perfundimin se bota kishte ecur shume perpara. Kushedi cgjera te tjera do te degjonin si kjo puna e hamamit. Kur ende nuk e kishin mbaruar muhabetin u vinte radha te hynin ne dhomen e avullit. Atje djersiteshe e gjitha. Parajse e vertete ishte. Jo si ne shtepi qe ketej laheshe me uje te nxehte dhe ketej te futeshin mornica. Aty ishte bukur e ngrohte. Si u kishte vajtuar mendja valle te shpikin nje gje te tille Me pas futeshin ne ujin e ngrohte ne nje vaske te madhe ku uji i nxehte vinte qe se larti e zbriste aty permes tubash qeramike. Se si vinte te nxehtit edhe nga dyshemeja edhe nga tavani grate nuk ishin dhe aq ne gjendje ta kuptonin por ato ishin te kenaqura qe kishin pasur fatin te jetonin ne nje epoke te tille. Ndoshta te gjithe njerezit e botes keshtu laheshin. Edhe ne nga ata i kemi mesuar peshperitnin grate. Kushedi cgjera te tjera te bukura ka bota Edhe burrat tane keshtu bejne kur shkojne ne kurbet prandaj rrine atje nga 20 vjet

Dalja nga hamami

Vertete ishte e ndaluar qe burrat ti afroheshin hamamit por djemte e dashuruar prisnin diku me larg te shikonin cupat e tyre kur dilnin nga hamami. Deshironin ti shihnin kur dilnin ne rruge te lehta si pupla te krehura e te ujdisura me eren e sapunit dhe te ujit qe shperndahej gjithandej. Ato benin sikur nuk shikonin iknin kokulur dhe pa kthyer koken anash por kjo ua ndizte edhe me shume gjakun te rinjve. Perpiqeshin tu benin ndonje shenje por nuk mundeshin. Vec kesaj ato ishin gjithnje te shoqeruara. Nese do tu dilte ndonje fjale duhet ta qanin perjete hamamin. Megjithate djemte vazhdonin te shpresonin ne larjen tjeter te vajzave. Perseri dilnin dhe prisnin diku larg hamamit per te mos rene edhe aq shume ne sy. Thuhet se pati edhe nga ata qe u dashuruan. Qytetin e Korces e mbuluan serish thashethemet. Plakat gjeten rastin per te thene se ne hamame beheshin vetem turpe. Grate zhvisheshin fare dhe benin cudira. Fjala shkoi deri te mitropolia. Korca po turperohej. Vajzat dhe cupat po dilnin mendsh. Te paket keshtu e shikon situaten me te moshuarat. Grate nisen perseri rezistencen por nuk e dinin se kesaj radhe do te humbitnin luften. Mitropolia e Korces me 6 mars 1826 doli me nje qarkore ne piken 12 thuhej Nuset dhe grate ndeshkohen te shkojne ne hamam. Pas kesaj grate u detyruan ti riktheheshin ritit te vjeter Cdo te shtune laheshin ne govaten prej druri por gjithnje duke shpresuar te fitonin serish mbi thashethemet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›