E Diel, 1 Nëntor 2026

Poligonet tona jane te sigurta

Arben Imami raportoi dje ne Komisionin e Sigurise per ecurine e demontimit te municioneve te teperta ne poligone. Duke iu pergjigjur interesit te deputeteve te opozites ai u shpreh se siguria e ketyre vendeve ku demontohet municioni eshte maksimale. Siguria dhe garancia qe ofrojne sot qofte poligonet qofte uzinat ku kryhet procesi i demontimit eshte maksimale. Ju ftoj ti vizitoni keto ambiente. Ju siguroj se fatkeqesia e vitit 2008 nuk do te perseritet me. Persa i perket demontimit te municioneve ai tha se asgjesimi i gjithe sasise se municioneve te teperta ne 2013 eshte nje nga objektivat kryesore. Objektiv tjeter i rendesishem ka qene dhe mbetet qe brenda vitit 2010 ne te bejme asgjesimin e municioneve dhe elementeve te rrezikshem qe ndodhen neper depot tona reduktimi i depove te municioneve sipas prioriteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›