Vizat sdo kete pengesa ne kufij
Ministri i Brendshem Lulzim Basha vijoi dje fushaten e informimit te te rinjve per procesin e liberalizimit te vizave. Duke u ndalur ne gjimnazin Myslym Keta ne Tirane ai tha se E para eshte qe me pasaporte biometrike cdo qytetar shqiptar udheton lirshem ne hapesiren Shengen. E dyta eshte qe ky udhetim duhet te jete ne kushtet e mirebesimit dhe kushtet e mirebesimit do te thote qe cdo qytetar shqiptar duhet te marre masa qe kostot e ketij udhetimi kostot e ketij qendrimi te jene ne menyre te arsyeshme te planifikuara. Sipas tij rendesi ka te jeni ne mirebesim dhe nese pyetjet per mirebesimin tuaj shtrohen gjate kalimit te kufirit ti pergjigjemi atyre me durim per te qartesuar autoritetet e kufirit dhe te migracionit. Por asgje nuk qendron si pengese mes qytetarit shqiptar dhe hapesires Shengen pas liberalizimit te vizave pervec kushteve te lartpermendura.