E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJOBE ISH MINISTRIT-InspektoriatiPasuria e Priftite dyshimte

/ /

PRIFTI KANE VENE DORE MBI DOSJEN TIME/Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka publikuar dje perfundimin e hetimit per pasurine e ish-ministrit Dritan Prifti. Sipas ILDKP ka dyshime te arsyeshme per parregullsi ligjore ne krijimin e pasurise se tij permes shitjes se aksioneve te kompanise Fortis 2 sh.p.k ne vleren 2 milione euro. Ish-ministri gjobitet me 3 milione leke edhe per emerimin e bleresit te aksioneve Rasim Hamzaraj ne bordin drejtues te OST-se. Prifti publikon letren per kreun e ILDKP Inspektoret kane vene dore mbi dosjen time duan te me perbaltin. Inspektorati gjobit edhe Arjan Tartarin bashkejetuesin e deputetes se PD Albana Vokshi. Hetimi per Edi Ramen Pasuria e ligjshme ska konflikt interesi me Tan Leprin. ILDKP Vazhdon hetimi per pasurine e ministres Bregu

Jam i habitur nga letra qe me ka derguar mua dhe bashkeshortes sime sekretari i pergjithshem i ILDKP-se Gezim Copa ne daten 21.10.2010. Letra ne vend qe te kerkoje vetem sqarime ne lidhje me deklarimin e pasurise sime dhe te bashkeshortes nxiton te beje akt-akuza per mosdeklarim pasurie apo pasaktesira ne deklarim. Kjo eshte fyese per mua dhe me ben te mendoj se ata qe kane konceptuar kete leter nuk bejne thjesht detyren e tyre por dhe te ndonje force te caktuar politike e cila ka qellim baltosjen time apo te bashkeshortes shprehet Prifti ne letren e tij drejtuar kreut te ILDKP-se Adriatik Llalla. Pasi shprehet i kenaqur se deklarata e tij e pasurise eshte vleresuar konform ligjit nga ana e inspektoratit ish-ministri kerkon te sqaroje pozicionin e bashkeshortes se tij ne kompanine Fortis 2.

Sipas tij Meri Prifti te gjitha veprimet me pjesen e saj te kapitalit ne FORTIS 2 i ka bere transparente jo vetem prane ILDKP-se por dhe gjithe institucioneve te tjera shteterore si QKR-ja apo Drejtoria Rajonale e Tatimeve Fier. Meri Prifti nuk ka dhe nuk ka pasur asgje per te fshehur ne lidhje me pasurine e saj.
Por Prifti akuzon Inspektoratin per zhdukje te dokumentacioneve ne dosjen e tij te deklarimit te pasurise. Nese ju kujtohet Z. Llalla para rreth 3 muajsh ne kohen kur opozita filloi te me sulmonte mua politikisht per deklarimin tim transparent te pasurise une ju takova juve zyrtarisht dhe ju kerkova nje konfirmim qe deklaratat e mia dhe bashkeshortes perfshire dokumentet shoqeruese jane ne dosjen e ILDKP-se te paprekura. Une kisha merak se dikush nga inspektoret e ILDKP-se mund te manipulohej politikisht dhe te hiqte dokumente nga dosja. Nuk e di nese kjo ka ndodhur por akuza per mosdeklarim pasurie ndaj znj. Meri Prifti eshte e padrejte ne kushtet kur ajo ka dorezuar cdo dokument per te provuar cdo levizje ne kapitalet e FORTIS 2 dhe kapitalet e saj. Shpresoj qe institucioni juaj te reagoje per te reflektuar te verteten dhe te terheq keto akuza te padrejta ndaj saj. Nese ato dokumente ju kishin humbur ju kujtoj se te gjitha dokumentet qe disponon ILDKP-ja sot ju jane vene ne dispozicion perseri nga ne dhe FORTIS 2 shprehet Prifti ne letren derguar kreut te ILDKP-se. Prifti sqaron dhe rrethanat se si bashkeshortja e tij ishte perfituese e shumes prej 1.8 milion eurosh qe sipas tij ka qene nje kontribut ne natyre per ngritjen e saj dhe sigurimin e kredive bankare. Meri Prifti nuk ka kontribuar vetem ne kapitalin e themelimit ne FORTIS 2 por ka realizuar gjithe kontributin e saj per sigurimin e kredive apo ortakeve te rinj deri ne pothuaj realizimin e plote te investimit. Ka qene kontribut ne natyre i Meri Priftit sigurimi i rreth 4 milione eurove kredi per FORTIS 2 dhe futja e 3 ortakeve te rinj ne kompani me kontribut deri 1.8 milion euro. Pa kete kontribut FORTIS 2 nuk do kishte arritur te realizoje kete investim qe ka bere dhe nuk do kishte kete vlere kapitali qe ka. Marreveshja e ortakeve themelues eshte ne frymen e plote te ligjit 9901 per shoqerite tregtare date 14.04.2008 ku sidomos per ndermarrjet me pergjegjesi te kufizuar sh.p.k. kontributi ne natyre behet me marreveshje te ortakeve dhe rritjet apo zvogelimet e kapitalit behen me diskrecion te plote te ortakeve te shoqerise shprehet Prifti. Ish-ministri dhe deputeti i pavarur i Parlamentit Shqiptar sqaron dhe mungesen e pageses se tatim-fitimit nga shitja e aksioneve te tij dhe bashkeshortes. Persa i perket pikes II te letres se ILDKP-se ku kerkohen sqarime per shlyerjen e tatimit ne burim nga znj. Meri Prifti per shitjen e 30.5 per qind te kuotave z. Rasim Hamzaraj ju sqarojme se kjo shitje eshte bere pa fitim pra me vleren nominale te aksioneve dhe si rrjedhoje nuk ka detyrim per te paguar tatim ne burim. Per kete veprim jemi konsultuar me financieren dhe eksperten kontabel te FORTIS 2 dhe na eshte sqaruar prej tyre si eksperte se nuk ka detyrim tatimor per tu paguar. Meqe znj. Meri Prifti nuk eshte eksperte per kete fushe kemi pyetur dhe ne Drejtorine e Tatimeve Fier dhe na eshte dhene e njejta pergjigje sqaron Prifti ILDKP-ne.
Konflikti i interesit
Ish-ministri sqaron ne letren e tij dhe ceshtjen e konfliktit te interesit per te cilen ILDKP-ja ka vendosur dhe gjobe financiare ndaj tij. Sipas tij Rasim Hamzaraj nuk ka pasur lidhje direkte me vete ish-ministrin por me bashkeshorten e tij. Ne lidhje me piken III te letres se ILDKP-se per emerimin e z. Rasim Hamzaraj si anetar bordi ne OST sh.a. ne kushte te konfliktit te interesit ju sqaroj se sipas meje dhe juristeve te METE-se ky emerim nuk perbente konflikt interesi ne momentin kur eshte bere. Z. Hamzaraj ka qene person i besuar sipas marreveshjes se dates 10.09.2009 i bashkeshortes sime dhe nuk ka pasur asnje marredhenie besimi apo marreveshje me mua si minister shprehet Prifti. Sipas tij emerimi i Hamzarajt si anetar bordi nuk eshte bere per shkak te arsimit te tij por per shkak te pervojes se tij ne menaxhim. Prifti sqaron se nuk ka pasur asnje konflikt interesi as ne momentin e blerjeve te aksioneve te bashkeshortes se tij te Fortis 2 nga Hamzaraj pasi cdo gje eshte bere ne konsultim te plote si nga ILDKP-ja per te shmangur konfliktin e interesit ashtu dhe nga drejtoria e tatimeve.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›