Politekniku, fushatë për riciklimin e mbeturinave

Universiteti Politeknik i Tiranës vijoi iniciativën mjedisore për riciklimin e mbeturinave duke vendosur në secilin prej korridoreve të fakulteteve tre kosha për letrat, plastikën e aluminin dhe për mbetjet me natyrë organike.
Fushata ndërgjegjsuese nisi me edukimin e një sjelljeje pro mjedisore për stafin dhe studentët dhe sipas rektorit Jorgaq Kaçani pritet të konkretizohet në kontrata me firmat të cilat reciklojnë letrën për shtëpitë botuese.
Petagogia dhe organizuesja e projektit mjedisor "Vepro Tani" , znj Edlira Molla u shpreh se investimi i ambasadës hollandeze dhe shtrirja e këtij aksioni po vijon edhe në Gjirokastër në shkëmbim dhe të përvojës me Greqinë për riqarkullimin e mbetjeve të letrës e metaleve si dhe në Vlorë në komunën e Novoselës kur përgjatë sezonit turistik përmes gjimnazistëve janë pastruar dhe një pjesë të caktuara të plazhit. Kështu Universiteti Politeknik përmes shembullit të studentëve dhe petagogëve dhe ngritjes së një infrastrukture mjedisore për riciklimin konsiderohet ndër të parët institucione që në këta 20 vjet të ketë një aktivitet të qëndrueshëm dhe model qytetarie për mbarë vendin.