E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Mjedisit heq tubacionet në Golem

Agjencia rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me drejtorinë e Higjenës në Tiranë dhe policinë ndërtimore në Golem kanë nisur një aksion për heqjen e tubacioneve të ujrave të zeza që derdhen në ujrat e Adriatikut.

Aksioni fillimisht u përqëndrua në zonën pranë përroit të Aganit, për tu shtrirë më pas në të gjithë gjatësinë e plazhit.

Burimet nga agjencia rajonale e mjedisit thanë se subjekteve që ishin evidentuar në shkelje më parë ishin njoftuar me shpresë zyrtare për aksionin. Në ditën e parë, aksioni u përqëndrua në 12 subjekte, të cilëve iu hoqën tubacionet e paligjshme të ujrave të zeza.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, Afrim Tola, tha se aksioni do të vazhdojë në të gjithë gjatësinë e zonës turistike.

Subjekteve në shkelje u janë hequr tubacionet dhe janë urdhëruar të hapin gropa septike provizore, për të grumbulluar ujrat e zeza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›