Komisioni i Arsimit diskuton për reduktimin e buxhetit
Komisioni parlamentar për Arsimin i kryesuar nga Deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj diskutoi për reduktimin e buxhetit vjetor për arsimin. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj prezantoi buxhetin e sivjetshëm i cili pritet të jetë 1.9 miliardë lekë duke theskuar se prioritet i qeverisë shqiptare mbetet arsimi.
Ky moment është debatuar nga Kryetarja e komisionit Leskaj dhe deputetët e tjerë të Partisë Socialiste anëtarë të komisionit si Fatmir Toçi e Agim Leka me pretendimin se ulja e investimeve në arsim pritet të sjellë shkurtimin e vendeve të punës për afro 18 mijë arsimtarë.
Nga ana tjetër anëtarët e komisionit si deputetët Gerti Bogdani, Edi Paloka si dhe Adriana Gjoni janë shprehur se ky reduktim i fondit që vjen prej ngrirjes së një pjesë të fondeve të projektit me Bankën Botërore nuk do të thotë shkurtim të vendeve të punës për mësuesit pasi do të ruhen raportet e investimeve në arsim. Nënkryetari i Komisionit të Arsimit Mark Marku u shpreh se shkak për uljen e investimeve është dhe ndikimi indirekt i krizës globale financiare.